LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Zjarrvënia e qëllimshme konsiderohet vepër penale, me mundësi dënimi deri në tetë vite burg

Maqedoni: Zjarrvënia e qëllimshme konsiderohet vepër penale, me mundësi dënimi deri në tetë vite burg

Moti me reshje të kohëpaskohshme të shiut ka bërë që për këtë vit ende të mos sillet vendimi për ndalim lëvizje nëpër pyje.

Për shkak të rrezikut për përfshirje të këtyre sipërfaqeve nga zjarri, çdo vit “ Pyjet e Maqedonisë” shqyrtojnë rrezikun potencial nga temperaturat e larta dhe më pas i rekomandojnë Ministrisë së Bujqësisë që të sjellin vendim për ndalim të lëvizjes në zonat e pyllëzuara.


Në raste të tilla lëvizja nëpër pyje u lejohet vetëm qytetarët që kërkojnë leje.

“Kur sillet vendim për ndalim të pjesshëm të lëvizjes nëpër pyje, i njëjti vlen për harkun kohorë nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 19 në mbrëmje. Në rastet kur shfaqen një numër i madh zjarresh që përfshijë sipërfaqe të mëdha dhe përhapen me shpejtësi, kërkohet miratim për ndalim të plotë të lëvizjes nëpër pyje. Kontrollet për respektim të kësaj mase i kryejnë shërbimet e NP “ Pyjet e Maqedonisë”, policia pyjore dhe pjesëtarë të Ministrisë së Brendshme. Gjobat për shkelje të këtij vendimi sipas Ligjit për Pyje, lëvizin nga 1500 deri në 2000 EURO”, informon Alsat, përcjellë Telegrafi.

Disa nga banorët, por edhe turist që kishin zgjedhur të kalojnë mesditën në Vodno, thanë se qytetarët duhet të kujdesen më shumë për natyrën, duke rikujtuar zjarret që kapluan vendin gjatë viteve të fundit dhe dëmet e mëdha që shkaktuan.

“Shumë zjarre ka pasur. Duhet të kujdesen, çdonjëri duhet të kujdeset edhe në rastet kur ndez zjarr për të pjekur diçka, qoftë mish apo çfarëdo, ose nga cigarja mund të shkaktohet. Unë edhe në shtëpi kur jam kam frikë nga shporeti”, u shpreh një banore e Shkupit.

“Mendoj se kjo është çështje shumë e rëndësishme. Mendoj se vjen dorë për dore me përgjegjësitë. Për mua çelësi është tek edukimi, sepse ti duhet të kujdesesh për natyrën, duhet ta shohësh natyrën si vlerë, nuk është thjesht hapësirë e përbashkët që është marrë si e mirëqenë. Ti duhet ta mbrosh. Këtë edukim ose e merr në shkollë ose nga prindërit”, tha një turist.

“Mua këtu më duket shumë e habitshme. Nuk e kam të qartë se si njerëzit mund të ndezin cigare dhe ta hedhin të njëjtën pa e fikur. Nuk e kuptoj. Duhet të ketë dënime për ata persona që të mos vazhdojnë ta bëjnë atë”, u shpreh një banore e Shkupit.

“Natyrën duhet ta trajtoni, siç trajtoni fëmijën tuaj, sepse natyra është sa e mrekullueshme, aq edhe e rëndësishme për njerëzimin. Në këtë aspekt, kujdesemi edhe për gjeneratat e ardhshme. Mendojeni që respekti ndaj natyrës është ai që do të na ndihmojë të mirëmbajmë këto bukuri që t’i shijojnë edhe brezat e ardhshëm. Pra, duhet një përpjekje e vogël për të mos hedhur cigaret e mbetura, por I fik dhe I vendos në qese dhe e hedh tek mbeturinat në shtëpi”, tha një turist.

Zjarrvënia e qëllimshem apo nga pakujdesia konsiderohet si vepër penale, e cila varësisht provave dhe rrethanave të tjera dënohet me burg deri në 8 vjet.

Nga Pyjet e Maqedonisë thonë se gjatë vitit të kaluar sasia e druve të djegur arrin në 500 mijë kubik, në 12 mijë hektar të djegura.

Drejtoria posedon 19 automjete speciale për shuarjen e zjarreve në terrene malore, por ky numër duhet të jenë 30.

Vetëm pak ditë më parë në qendër të Shkupit u organizua një fushatë për ndërgjegjësimin e qytetarëve se si duhet të veprojnë në rastet kur përballen me shpërthim zjarri, qoftë në natyrë apo hapësirat e banimit.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori