LAJMI I FUNDIT:

Shkup: Prej sot shtrenjtohet ngrohja qendrore për 15 përqind

Shkup: Prej sot shtrenjtohet ngrohja qendrore për 15 përqind

Nga sot rriten çmimet e ngrohjes qendrore në kryeqytet mesatarisht për 15%. Këtë e njoftoi ditë më parë drejtori i Komisionit Rregullator, duke shtuar se arsyeja e vetme për këtë është rritja drastike e çmimit të gazit natyror në tregjet botërore.

Për dhjetë herë është rritur çmimi i gazit natyror në bursat botërore, nga viti i kaluar deri më tani, që do të rezultojë me të paktën 15% shtrenjtim të faturave të ngrohjes qendrore në Shkup.

Ndërsa, kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski po i paralajmëron qytetarët për krizën energjitike duke shtuar se ky dimër do të jetë një ndër më të vështirët që pas Luftës së Dytë Botërore. Ai premton se familjet sociale me të ardhura të ulëta do të ndihmohen nga qeveria me masat anti-krizë që po përgatiten. Ndërsa institucionet tjera përkatëse po bëjnë çmos që vendi gjatë dimrit të furnizohet me rrymë përmes burimeve alternative.

“Na pret dimër më i rëndë pas luftës së dytë Botërore në Europë. Këtë e kam thënë në muajin maj, por edhe kryeministrat e tjerë në rajon, të gjitha masat të cilat do të merren do të jenë të destinuara për familjen e rrezikuara. Të gjithë qytetarët të cilët kanë të ardhura të ulëta dhe qytetarët të cilët marrin paga më të ulëta do të kenë përparësi për t’i shfrytëzuar masat të cilat do t’i ndërmerr qeveria. Ju e dini se jemi shtet që 100 për qind furnizohet me gaz nga Rusia dhe do të duhet të sigurojmë furnizim të pandërprerë edhe përmes burimeve alternative”, deklaroi Kryeministri Kovaçevski.

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori