LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Në 10 vite dy miliardë euro nga remitancat, mërgimtarët kërkojnë respekt më të madh

Maqedoni: Në 10 vite dy miliardë euro nga remitancat, mërgimtarët kërkojnë respekt më të madh

Mërgimtarët kanë dërguar afër 2 miliardë euro në dhjetë vitet e fundit në Maqedoninë e Veriut. Të dhënat e Bankës Popullore tregojnë se në periudhën 2009-2018 , në mesatare për çdo vit janë dërguar nga 200 milion euro. Ekonomistët thonë se dërgesat e mërgimtarëve kanë një ndikim të madh ndaj ekonomisë vendore, duke ulur varfërinë, zbutur bilancin tregtar etj, shkruan gazeta Koha. Edhe qarkullim i madh në sezonin kur vijë mërgimtarët në tregti, hoteleri, ndërtim si dhe konsumit për jetesë, është një kontribut i rëndësishëm i mërgatës në Maqedoni.

Vetëm në vitin 2018, pjesëmarrja e dërgesave nga jashtë në ekonominë vendore ishte afër 200 milion euro. Këto të dhëna bazohen në burimet administrative si pagesat legale në banka, si dhe transferin e shpejtë i parave, mirëpo remitancat apo dërgesat e parave të mërgimtarëve në vendlindje janë për disa herë më të mëdha se sa tregojnë të dhënat zyrtare, nëse merren parasysh edhe kanalet jozyrtare të dërgesës së parave nga shtetet e tjera në Evropë dhe shtetet e tjera jashtë saj ku jetojnë dhe punojnë mërgimtarët.


Njohësi i mirë i kësaj problematike dhe profesori i ekonomisë në Universitetin e Tetovës , Seadin Xhaferi thotë se remitancat e mërgimtarëve paraqesin një infuzion të madh financiar për vendin, ku për vite me radhë zbusin bilancin tregtar të vendit apo ulin dallimin midis importit më të madh në raport me eksportin më të vogël. Ai shton më tej se rolit dhe rëndësisë së mërgimtarëve në jetën ekonomike në vend nevojitet ti kushtohet një rëndësi më e madhe.

“Diaspora ka nevojë për një qasje më serioze nga ana e institucioneve ndaj saj duke filluar me mbajtjen e kontakteve të rregullta me përfaqësuesit e saj në mërgim, por edhe gjatë ardhjeve të tyre në vendlindje. Ato kanë nevojë për një përkujdesje më të madhe institucionale si jashtë ashtu edhe këtu ku për shembull nevojitet që me ndihmën e fondeve shtetërore të organizohen studime të ndryshme që nesër do tu prezantohen investitorëve nga diaspora për mundësitë e investimit në Kodrën e Diellit”, thekson më tej Xhaferi. Sipas tij, edhe në mërgim një pjesë e mërgimtarëve kanë krijuar kapital solid dhe duhet të joshen më seriozisht që të mendojnë të investojnë këtu.

“Nuk duhet që qasja ndaj tyre të jetë sa për sy e faqe, mirëpo ato duhet të respektohen më shumë qoftë në vendlindje por edhe jashtë saj. Gjithashtu ato duhet vizituar në teren nga ana e përfaqësuesve të shtetit për shkak se pa mbajtjen e lidhjeve dhe kontakteve të vazhdueshme dhe të drejtpërdrejta me mërgimtarët vështirë se ato do të mendojnë që të investojnë kapitalin e tyre në vendlindje“, shton më tej Xhaferi.

Sipas tij, në të ardhmen mund të pritet gradualisht edhe ulja e remitencave si rrjedhojë e ndryshimit të mënyrës së jetesës në mërgim, bashkimit familjar si dhe akomodimit dhe përshtatjes së mërgimtarëve me jetën jashtë vendit. Në ndërkohë, analizat e Fondit Monetar Ndërkombëtar tregojnë se emigrimi mund të ulë edhe konkurrencën e ekonomive në shtetet e Ballkanit perëndimor. Vendet e Ballkanit Perëndimor po përballen me rënie të madhe të popullsisë në moshë pune, e për pasojë veç të tjerash efektet në zhvillimin ekonomik të vendeve do te jenë negative. Fondi Monetar ndërkombëtar në një raport të fundit për zhvillimet rajonale ka vënë re se tendenca e emigrimit pritet të vazhdojë ose të përkeqësohet në disa vende. Kështu që forca e punës pritet të cenohet edhe prej faktit se jetëgjatësia në rajon është më e ulët se në vendet e BE-së.

Analizat e FMN, tregojnë se ulja e fuqisë punëtore në rajon do të rrisë presionin për rritjen e pagave, ndërsa edhe zëvendësimi i punëtorëve më përvoja dhe të trajnuar që janë shpërngulur, do të shkojë shumë ngadalë si proces. Parashikimet e FMN-së, thonë se do të vazhdojë edhe më tej migrimi I popullatës nga rajoni, ndërsa si rrjedhojë e këtyre proceseve në periudhën 2015-2030, shtetet e Evropës lindore dhe juglindore do të humbin 9 për qind shtesë të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa në disa shtete këto humbje do të llogariten edhe në 15 për qind të PBB-së./Koha/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shikoj në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Kalo në kategori