LAJMI I FUNDIT:

Manifesta zbarkon në Prishtinë – bienalja që risjell në fokus ndërhyrjet arkitekturore në kryeqytet

Kamerë/Montazh: Pjetër Monreca, Foto-Montazh: Ardian Keka/Telegrafi

Bienalja Manifesta ka zbarkuar në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Në konferencën për shtyp të mbajtur sot (e premte) në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë, Manifesta ka shpallur datat e hapjes së edicionit të radhës, i cili do të organizohet nga 22 korriku deri më 30 tetor 2022 në Prishtinë.


Në panelin mikpritës, prezentë ishin drejtoresha e Manifestës, Hedwig Fijen, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani dhe drejtori i ‘MIT Senseable City Lab’, Carlo Ratti.

Konferenca hapëse e bienales Manifesta (Foto: Telegrafi)

Fjalimi hyrës nisi me drejtoreshën e bienales, e cila shprehu kënaqësinë e saj e organizimit të sivjetmë në Kosovë, pas një bienaleje të suksesshme të zhvilluar në Francë vitin e kaluar.

“Mannifesta është një nga bienalet mbarë botërore që hapet gjate pandemisë, në Marsej, Francë, vitin e kaluar, me ende qindra vizitorë. Tani e gjithë vëmendja jonë është në Prishtinë, dhe suksesshëm programi i bienales për ju, dhe me ju, me qytetarët e Kosovës. Dhe kjo është arsyeja pse unë jam super e emocionuar që sot ne mund të bëjmë të ditur datat e plota të Mannifesta 14, që do të hapet më 22 korrik 2021, ky është një kombinim i bukur. Ne do të veprojmë për 100 ditë deri më 30 tetor. Pse këto data? Sepse koha e bianales merr më shumë për të përfshirë diversitetin e audiencës tonë. Kështu ne duam të arrijmë rininë e Kosovës, të arrijmë diasporën e Kosovës. Ne duam të krijojmë lidhje me profesionistë kulturorë ndërkombëtarë. Ne duam të ftojmë të gjithë gazetarët ndërkombëtarë. Dhe sigurisht ne duam të shfaqim me padurim për të eksploruar unin kulturor të kombeve të reja të Evropës”, tha Hedwig Fijen.

Hedwig Fijen (Foto: Manifesta Biennial/Facebook)

Menjëherë pas saj, fjalën e mori i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili nuk la pa përmendur rëndësinë e zhvillimit të një ngjarjeje të tillë kulturore në vend.

“Prishtina e fitoi të drejtën që të jetë nikoqire e Manifestës dhe kemi thënë që atëherë që mirëpresim që të kemi shumë vizitorë. Ideja kryesore e Manifestës megjithatë nuk është vetëm numri i vizitorëve, por që të shohim se si ta përdorim këtë mbledhje të urbanistëve, dizajnerëve, arkitektëve, artistëve që të bëjmë diçka të dobishme për Prishtinën. Në këtë rast, ne e kemi menduar që një kohë se si do t’i shfrytëzonim në mënyrën më të mirë këtë mbledhi të këtyre njerëzve që janë të interesuar në këto tema. Dhe n.q.s ka një betejë e cila bëhet në Prishtinë që një kohë të gjatë është beteja mes privates dhe publikes. Që nga viti 1999, po jua them edhe nga perspektiva e kryetarit, që nuk ka betejë më të vështirë se kjo, e që është marrja e hapësirës publike gjithmonë dhe fokusimi në atë që është private. Ne si komunë kemi kërkuar nga Manifesta që tema kryesore të jetë se si ti mbajmë, si t’i ruajmë dhe si t’i rimarrim hapësirat publike”, ka thënë Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Shpend Ahmeti (Foto: Telegrafi)

E pas tij, dy fjalë për Manifestën i tha edhe zëvendësministrja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, e cila erdhi në vend të Ministrit Hajrullah Çeku, i cili ishte paraparë gjithashtu të ishte prezent në panelin e kësaj konference.

Osmani vuri në dukje se rritja e ngjarjeve të tilla kulturore po i tejkalon kapacitet gjeografike të vendit – me çka tregon burimin e pashtershëm të Kosovës në fushën e artit dhe kulturës.

“Manifesta me aktivitetet e saj që prej viteve të 90-ta ka udhëtuar nëpër vende të ndryshme të Evropës, ku nuk do të ishte menduar më herët që do të mund të organizohej një ngjarje e përmasave të tilla. Manifestën e shohim jo vetëm si hapësirë kushtimisht them të konsumimit edhe reflektimit artistik shoqëror mirëpo edhe si mundësi që vet shoqëria jonë të bëhet pjesë integrale e këtij laboratori socio-kulturor. Manifesta vjen në Prishtinë në një periudhë shumë të veçantë edhe të rëndësishme kulturore. Kosova tashmë pas 20 viteve i ka 103 festivale kulturore, ka kapacitete të reja edukative arsimore në të gjitha nivelet e studimeve. Nëse 0.7 për qind e popullatës që merren aktivisht me kulturë, në të gjitha sferat, kapacitetet, strukturat e reja të dokumentacioneve dhe profileve të reja të studimit, që zhvillohen e po e thellojnë ekspertizën profesionale brenda dhe jashtë Kosovës, në një vijë të prodhimit shumë më të madh se sa kapacitetet tona gjeografike”, tha zëvendësministrja Daulina Osmani.

Daulina Osmani (Foto: Telegrafi)

E krejt për fund, fjala i kaloi Carlo Rattit, drejtor i ‘MIT Senseable City Lab” dhe njëherësh partner themelues në ‘Carlo Ratti Associati’.

Përpara prezantimit të shembujve ekzemplarë të punës që Manifesta bën e synon të bëjë, ai pati disa falënderime për krejt ata që ndihmuan në mikpritjen e sivjetme të kësaj bienaleje në Prishtinë.

“Së pari dua të shpreh mirënjohjen për ekipin fantastik të Manifestës, të gjithë studentëve, të cilët na ndihmuan gjatë këtyre ditëve për të nisur këtë projekt sa më mirë. Dhe po ashtu falënderoj mbështetjen politike të këtij qyteti”, tha Carlo Ratti.

Carlo Ratti (Foto: Manifesta Biennial/Facebook)

Manifesta përndryshe si bienale lindi në fillim të viteve 1990 si një përgjigje për ndryshimet politike, ekonomike e sociale pas përfundimit të Luftës së Ftohtë dhe hapave vijues drejt integrimit evropian.

Tri edicionet paraprake të Manifestës janë zhvilluar në Zvicër, Itali dhe Francë, teksa pas Kosovës, dy edicionet e radhës janë paraparë të organizohen në Spanjë dhe Gjermani. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori