LAJMI I FUNDIT:

Mancini: Jorginho duhet ta fitojë ‘Topin e Artë’

Mancini: Jorginho duhet ta fitojë ‘Topin e Artë’

Përzgjedhësi i Italisë, Roberto Mancini, ka folur në konferencë për shtyp, para ndeshjes me Belgjikën e vlefshme për vendin e tretë në Ligën e Kombeve.

Trajneri i njohur u pyet edhe për “Topin e Artë”, duke thënë se këtë çmim e meriton mesfushori italian Jorginho.


Italia ka pesë kandidatët për “Topin e Artë”, pasi emra si Gianulici Donnarumma, Nico Barella, Leonardo Bonucci, Giorgio Chiellini dhe Jorgihno janë emëruar në mesin e 30-të më të mirëve.

“Pesë italianë në garë? Ata janë atje sepse janë të mirë, jo për shkakun tim”.

“Për mua, Jorginho duhet të fitojë “Topin e Artë”. Ai ka fituar gjithçka dhe e meriton plotësisht. E kundërta do të më dukej e çuditshme”, deklaroi Mancini.

Jorginho shihet si njeri prej kandidatëve më serioz, së bashku me Leo Messin, Robert Lewandowskin dhe Karim Benzeman. /Telegrafi/