eksperti-banner

Manchester United thuhet se iu ofrua mundësia për të nënshkruar me më shumë se 15 lojtarë vetëm në javën e fundit  të afatit kalimtar.

Pasi marrëveshjet për Adrien Rabiot dhe Marko Arnautovic dështuan në javën e dytë të gushtit, vera po rezultonte të ishte katastrofë për “Djajtë e Kuq”.


Disa klube kërkuan të përfitonin nga dëshpërimi në rritje i Man United duke ofruar yjet e tyre të padëshiruar.

2 GettyImages 1419946025

Sipas Fabrizio Romanos, Man Unitedit iu ofruan më shumë se 15 lojtarë gjatë shtatë ditëve të fundit të afatit kalimtar.

Klubi kishte prioritet një mesfushor pasi nuk arriti te Rabiot dhe Frenkie de Jong dhe thuhet se kishte biseduar te PSG për Leonardo Paredesin.

Ai përfundimisht iu bashkua Juventusit të cilët po kërkonin të dërgonin Weston McKennien në Mna United në mënyrë që ta transferonin argjentinasin.

Screenshot 7 22

Romano pretendon se Djajtë e Kuq konsideruan gjithashtu nënshkrimin e Moises Caicedos, por Brighton ishte i bindur që 20-vjeçari nuk do të shitej.

Përveç një mesfushori të ri, Erik ten Hag donte të përmirësonte edhe krahun e djathtë të mbrojtjes, ku luajnë Aaron Wan-Bissaka dhe Diogo Dalot.

Barcelona kërkonte ta largonte Sergino Destit dhe ia ofroi amerikanin, ndërsa edhe Borussia Dormund e bëri të vetëdijshëm që United po kërkonte anësor, i vuri në dispozicion Thomas Meunierin.

1660847069 708 thomas meunier 2223

Asnjëri nga lojtarët nuk përputhej me kriteret e Ten Hag, kështu që klubi vendosi të përdorë paratë e tyre për objektiva të tjerë.

Kjo i lejoi United të financonte një lëvizje prej 100 milionë euro për Antony - por United duhej të priste brazilianin pasi Ajax refuzoi të dëgjonte ofertat gjatë asaj jave në gusht.

Me nevojën e United për një anësor, Chelsea i ofroi Christian Pulisicin.

TELEMMGLPICT000305979493 trans NvBQzQNjv4BqLL7NgG7NY FbXBxjO5mS9PNq7Q09Us9Y57fYblnE0P4

Yannick Carrasco dhe Hirving Lozano u ofruan gjithashtu nga Atletico Madrid dhe Napoli, por shefat e man United vendosën kundër nënshkrimit të njërit prej tyre. /Telegrafi/

telegrafi sport app