LAJMI I FUNDIT:

Manchester United po mendon të shpenzojë 50 milionë euro për qendërmbrojtësin francez

Manchester United po mendon të shpenzojë 50 milionë euro për qendërmbrojtësin francez

Manchester United është në kërkim të një mbrojtësi qendror dhe synon të futet në tregun e transferimeve në janar.

Harry Maguire pritet të largohet pasi ka interesime për të dhe trajneri Erik Ten Hag synon që të përforcohet në repartin defensivë.


Jean-Clair Todibo është dëshira kryesore e Djajve të Kuq për mbrojtjen me trajnerin Ten Hag që e kërkoi atë edhe në verë.

Tifozët e bombarduan me kritika pasi qeshi duke u mbajtur një minutë heshtje - lojtari francez tregon arsyen pse e bëri këtë
Lexo po ashtu Tifozët e bombarduan me kritika pasi qeshi duke u mbajtur një minutë heshtje - lojtari francez tregon arsyen pse e bëri këtë

Qendërmbrojtësi francez po kalon nëpër një formë të shkëlqyer te Nice dhe është i gatshëm të bëj një hap para në karrierën e tij.

Mediumi francez Le 10 Sport ka raportuar se Djajtë e Kuq janë të gatshëm që në janar të ofrojnë deri në 50 milionë euro për transferimin e francezit në Old Traford.

23-vjeçari është duke kaluar vitin e tij të tretë te Nice e cila e transferoi qendërmbrojtësin nga Barcelona për 8,5 milionë euro.

E nga shitja eventuale e tij do të fitojnë edhe katalunasit pasi kanë ruajtur 20 për qind të kartonit të Todibos dhe në rast se francezit shitet për 50 milionë euro atëherë 10 milionë do të shkojnë në arkat e klubit katalunas.

Todibo këtë edicion ka zhvilluar tetë ndeshje me Nicen teksa ka asistuar në një gol. Përveç United në garë për qendërmbrojtësin është edhe gjiganti italian Juventus./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori