LAJMI I FUNDIT:

Tifozët e bombarduan me kritika pasi qeshi duke u mbajtur një minutë heshtje – lojtari francez tregon arsyen pse e bëri këtë

Tifozët e bombarduan me kritika pasi qeshi duke u mbajtur një minutë heshtje – lojtari francez tregon arsyen pse e bëri këtë

Jean-Clair Todibo ka qenë një nga emrat më të përfolur në rrjetet sociale ditëve të fundit.

Qendërmbrojtësi francez i Nice ishte kapur nga kamerat duke qeshur sa po mbahej një minutë heshtje para fillimit të ndeshjes Holandë – Francë dhe ai është bombarduar nga kritikat e tifozëve për gjestin e bërë.


Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Jean-Clair Todibo ka shpjeguar pse po qeshte gjatë minutës së heshtjes së Francës për një mësues të vrarë.

“Fatkeqësisht mënyra se si është interpretuar kjo është thjesht e çmendur. Nuk mendoj se kam mungesë respekti. Është thjesht një situatë e pabesueshme. Kishte të qeshura nervoze gjatë heshtjes, por në asnjë mënyrë nuk doja të tallesha me atë që po ndodhte”.

“Ne ishim në mes të tifozëve dhe disa nga ata fansa bënin shaka. Unë qesha me nervozizëm. Dua të kërkoj falje për të qeshurën nervoze, por në asnjë mënyrë nuk kam qenë mosrespektues ndaj situatës apo asaj që po ndodh”.

“Disa njerëz thanë se po tallesha me mësuesin. Mamaja ime punon si mësuese, kështu që unë kam shumë respekt. Mund të ishte nëna ime. Kjo jep një imazh që nuk është i imi. Nuk jam unë”, tha qendërmbrojtësi francez.

Shumë skuadra pas Todibos, Barcelona pritet të fitojë disa miliona nga transferimi i francezit
Lexo po ashtu Shumë skuadra pas Todibos, Barcelona pritet të fitojë disa miliona nga transferimi i francezit

Ndërkohë edhe trajneri i  Francës, Didier Deschamps , ka pranuar se 23-vjeçari ka kërkuar falje për këtë.

“Ishte dëshira e tij. Ai më kërkoi falje. Nuk është diçka që duhet të bëjë në atë moment, por është gjithmonë mirë të thuash diçka me fjalët e tua, kështu që ai donte të vinte të bisedonim. Nuk është një situatë e lehtë për atë”, tha Deschamps. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Kalo në kategori