eksperti ad

Manchester United ka nënshkruar një marrëveshje rekord për sponsorizimin e fanellave me kompaninë e teknologjisë TeamViewer.

Firma e softuerëve do të zëvendësojë Chevroletin si partneri kryesor i fanellës së United që nga fillimi i sezonit 2021/22.


Marrëveshja ka vlerë 273 milionë euro për pesë vjet dhe është marrëveshja më fitimprurëse e sponsorizimit të fanellës në historinë e Ligës Premier.

man utd 1

Në të gjithë botën, është e barabartë me marrëveshjen e Barcelonës me Rakuten, të nënshkruar para pandemisë.

TeamViewer bëhet sponsori i gjashtë i madh i fanellave në historinë e Manchester United pas Sharp, Vodafone, AIG, Aon dhe Chevrolet.

Ndërkohë, Djajtë e Kuq, janë ende në kërkim të një sponsori për pajisjet e tyre të stërvitjeve. /Telegrafi/

telegrafi sport app