LAJMI I FUNDIT:

Manchester United identifikon yllin e Bundesligas për të përforcuar sulmin

Manchester United identifikon yllin e Bundesligas për të përforcuar sulmin

Manchester United raportohet se kanë pyetur rreth situatës së sulmuesit të Stuttgartit, Serhou Guirassy.

27-vjeçari do të jetë në dispozicion gjatë afatit kalimtar të janarit për vetëm 15 milionë euro për shkak të klauzolës së lirimit në kontratën e tij me klubin gjerman.


Guirassy po shijon ditët më të mira në karrierën e tij këtë seon në Gjermani. Ai ka shënuar 16 gola në Bundesliga në 11 paraqitje, ku dy prej tyre erdhë nga banka rezervë.

Sidoqoftë, starti i dobët i sezonit për “Djajtë e Kuq” mund të detyrojë drejtuesit e klubit që të bëjnë një ose dy transferime. Njëri nga ta mund të jetë edhe Guirassy.

Sky Sports Germany ka raportuar se United kanë pyetur për shërbimet e sulmuesit. Ai thuhet se është njëri nga objektivat kryesorë për gjigantin anglez në afatin dimëror.

United ende nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje personale me Guirassyn, me bisedimet që janë ende në fazë të hershme.

Guirassy ka kaluar sezonin e kaluar në huazim tek Stuttgarti duke shënuar 11 gola në 22 paraqitje në Bundesliga.

Është sensacion në Gjermani, tetë skuadra angleze duan ta paguajnë klauzolën e Serhou Guirassyt
Lexo po ashtu Është sensacion në Gjermani, tetë skuadra angleze duan ta paguajnë klauzolën e Serhou Guirassyt

Ai i kushtoi klubit gjerman vetëm 7.7 milionë euro, por forma e tij gjatë muajve të fundit, mund të bëjë që çmimi i tij të rritet.

Megjithatë, dëshira e klubit dhe vet lojtarit është që të qëndrojë në Gjermani deri në fund të sezonit, andaj është e vështirë ta shohim atë me një fanellë tjetër, të paktën deri në fillim të sezonit të ardhshëm./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Bundesliga
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja

“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja" - Ramadani flet për momentin e vështirë te Lecces

Serie A
Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Përfaqësueset
Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Boks
Mbappe, Vinicius Jr, Bellingham: Renditja e fundit e favoritëve për Topin e Artë

Mbappe, Vinicius Jr, Bellingham: Renditja e fundit e favoritëve për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori