Manchester City e ka mposhtur Chelsean me rezultat 3-1 në Stamford Bridge në kuadër të javës së 17-të në Ligën Premier.
Pas 18-të minutash lojë, Citizens kaluan në epërsi me anë të Ilkay Gudoganit që pranoi një asistim të bukur nga Phil Foden.
Tre minuta më vonë, anglezi u fut në listën e realizatorëve, duke e zënë në befasi Eduard Mendyn.
ILKAYYYYYYYY!
🔵 0-1 🔷 #ManCity | https://t.co/axa0klD5re pic.twitter.com/Tihp4zKabM
— Manchester City (@ManCity) January 3, 2021
Kevin de Bruyne po ashtu shfrytëzoi një vrapim të mrekullueshëm të Raheem Sterlingut që nuk arriti të shënonte, e belgu nuk gaboi në minutën e 34-të.
45 minutat e dytë ishin të qetë për nga aspekti i golave, mirëpo The Blues tentuan që të shkaktonin befasi ndaj Cityt.
Half-time.#CHEMCI pic.twitter.com/9iauBd9VYZ
— Chelsea FC (@ChelseaFC) January 3, 2021
Callum Hudson-Odoi pranoi një asistim nga Kai Havertz, për të shënuar për rezultatin përfundimtar 3-1 në minutën e 90+2, por Citizens triumfuan.
Pas javës së 17-të, Manchester City është në vendin e pestë me 29 pikë, derisa Chelsea është në të tetin me 26 sosh.
Në xhiron e 18-të, blutë do të kenë punë me Fulhamin, derisa Citizens takohet me Brightonin. /Telegrafi/
Ilkay Gundogan with a Class Goal pic.twitter.com/o43WY2k2EV
— Lyndio Sport (@LyndioSport) January 3, 2021
#CHEMCI
Chelsea 0-2 Man City – Foden Goal 🎥pic.twitter.com/KkWSZpQNmT— FAST GOALS (@Fastgoal2) January 3, 2021
A City counter-attack and De Bruyne's Goal!#PremierLeague
Chelsea 0
Manchester City 3 pic.twitter.com/kUzcFM4ej3— On this day in sports (@editiaEB) January 3, 2021
Numri i votuesve
Vota të përpunuara
Të vlefshme
Dalja në zgjedhje