LAJMI I FUNDIT:

Mançevski: Nuk ka pagë për institucionet shtetërore që nuk evidentojnë nëpunësit e tyre (Video)

Mançevski: Nuk ka pagë për institucionet shtetërore që nuk evidentojnë nëpunësit e tyre (Video)

Në intervistën për Radio Evropa e Lirë, ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski foli në lidhje me gjendjen e administratës publike, për mbingarkimin me nëpunës shtetërorë dhe për rastin e nëpunësve të pranuar si pjesë e punësimeve nga Marrëveshja e Ohrit, persona që marrin pagë por nuk shkojnë në punë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për rastin e këtyre nëpunësve, Mançevski tha se përgatitet riorganizim brenda sistemit administrativ shtetëror, duke thënë se kjo do të bëhet duke mos u bërë shkarkime të nëpunësve.


Në pyetjen e gazetares se pse ende nuk është mbajtur premtimi për shpalljen e numrit të përgjithshëm të punëtorëve të administratës publike, Mançevski përmendi sistemin informatik për menaxhim të resurseve njerëzore dhe tha se do të merren masa më rigoroze me disa vendime të Qeverisë dhe rregullore të reja për institucionet, për të detyruar vendosjen e plotë të informatave për nëpunësit në këtë sistem

“Të gjitha institucionet dhe personat udhëheqës të tyre që nuk do t’i vendosin të dhënat për të punësuarit e tyre në sistemin informatik për menaxhim të resurseve njerëzore, nuk do të pranojnë pagë”, tha ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski në intervistën javore të REL./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje

Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Lajme
Kalo në kategori