LAJMI I FUNDIT:

Man Utd udhëheq garën për transferimin e Neymarit

Man Utd udhëheq garën për transferimin e Neymarit

Gjiganti i Ligës Premier, Manchester United thuhet se është në bisedime me Paris Saint-Germain për të nënshkruar me sulmuesin brazilian, Neymar.

Parisienët janë gati të largojnë këtë verë brazilianin, i cili ka përjetuar probleme të shumta lëndimesh në sezonet e fundit.


Neymar, i cili është një nga fituesit më të mëdhenj të klubit, do të jetë në shitje dhe mund të largohet edhe në huazim.

'Ekipi më i mirë në botë' kundër 'më të paguarëve' – disa dallime skandaloze
Lexo po ashtu 'Ekipi më i mirë në botë' kundër 'më të paguarëve' – disa dallime skandaloze

Sipas gazetës franceze L’Equipe, disa klube të Ligës Premier kanë shprehur interesimin e tyre për sulmuesin e gjithanshëm.

Unitedi është nga ato klube që kanë bërë më shumë përparim, pasi e shohin Neymarin si dikë që mund të lartësojë vijën e tyre sulmuese.

Neymarin e duan te gjiganti i Ligës Premier
Lexo po ashtu Neymarin e duan te gjiganti i Ligës Premier

Djajtë e Kuq mund t’i ofrojnë atij futboll të Ligës së Kampionëve nëse fitojnë një pikë nga dy ndeshjet e mbetura të sezonit në Ligës Premier.

Ylli brazilian është lidhur edhe me një rikthim te Barcelona. /Telegrafi/