LAJMI I FUNDIT:

Man Utd u takua me agjentin e Onana, gati oferta drejt Interit

Man Utd u takua me agjentin e Onana, gati oferta drejt Interit

Manchester United do të bëjë një ofertë hapëse për të nënshkruar me portierin e Interit, Andre Onana deri në fund të muajit, por Nerazzurrët duan të paktën 50 milionë euro.

Sipas La Gazzetta dello Sport, agjentët e kamerunasit takuan drejtorët e Djajve të Kuq të enjten mbrëma. Ata informuan përfaqësuesit e lojtarit se një ofertë hapëse do të dorëzohej deri në fund të muajit.


Oferta do të jetë midis 40 dhe 50 milionë euro, që është çmimi i përafërt i kërkuar nga Interi për portierin etyre.

Onana iu bashkua Interit si një transferim i lirë nga Ajax verën e kaluar dhe mbajti 19 herë portën e paprekur në 41 paraqitje me Nerazzurrët në sezonin 2022-2023.

Sipas mediumit italian, trajneri i Manchester United, Erik ten Hag dëshiron të ribashkohet me ish-portierin e tij në Ajaxit, kështu që Djajtë e Kuq kanë braktisur negociatat për të zgjatur kontratën e David De Geas.

Man Utd po udhëheq garën për transferimin e portierit Onana
Lexo po ashtu Man Utd po udhëheq garën për transferimin e portierit Onana

Interi në thelb nuk ka buxhet transferimi, kështu që ata duhet të shesin disa nga lojtarët e tyre përpara se të kompletojnë nënshkrimet e reja.

Guglielmo Vicario ishte zëvendësuesi i caktuar për Onanën, por me italianin pranë Tottenham Hotspur, Giorgi Mamardashvili i Valencias dhe Yann Sommer i Bayern Munichut janë tani në radarët e Interit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve
Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Kalo në kategori