Klubi anglez, Manchester Unitedi po lidhet me një sulm të dyfishtë për dy yjet liderit të Serie A, Napolit, Victor Osimhen dhe Kim Min-Jae.

Sipas mediumit The Sun, United pritet të nisë një ofertë masive të dyfishtë për lojtarët kryesorë të Napolit , Osimhen dhe Kim Min-Jae.

Osimhen, Harry Kane dhe Goncalo Ramos thuhet se kryesojnë listën e dëshirave të Erik ten Hag për verën, por nigeriani i Napolit shihet si favorit.

Këta janë tetë sulmuesit më të kërkuar të kësaj vere - disa do të kushtojnë mbi 100 milionë euro Këta janë tetë sulmuesit më të kërkuar të kësaj vere - disa do të kushtojnë mbi 100 milionë euro

Dhe megjithëse Raphael Varane dhe Lisandro Martinez janë vendosur si mbrojtës qendror të zgjedhur nga Ten Hag, trajneri dhe drejtuesit duan t’i shtojnë opsione.

Min-jae nga Koreja e Jugut konsiderohet si një opsion ëndrrash për klubin nga Old Trafford.

Reklama

Trajneri i Napolit, Luciano Spalletti javën e kaluar e quajti atë mbrojtësin më të mirë në botë të momentit.

Reklama

United deri më tani ka shpenzuar rreth 213 milionë funte në sezonin e parë të Ten Hag në krye dhe shpenzimet pritet të shtohen edhe më shumë në verë. /Telegrafi/