LAJMI I FUNDIT:

Man Utd përballet me një dënim të madh nëse nuk rinovon kontratën e Cavanit

Man Utd përballet me një dënim të madh nëse nuk rinovon kontratën e Cavanit

Klubi anglez, Manchester Unitedi përballet me një tarifë dënimi nëse nuk arrijnë të zgjasin kontratën e sulmuesi uruguaian, Edinson Cavani.

34-vjeçari u transferua falas nga Paris Saint-Germain në ditën e fundit të afatit kalimtar, duke nënshkruar një marrëveshje njëvjeçare me opsion për një vit tjetër.


Por, nëse Djajtë e Kuq vendosin të mos e miratojnë atë opsion, uruguaiani – i cili ka shënuar shtatë gola për Unitedin në të gjitha garat këtë sezon – do të kompensohej.

Kurs intenziv në balet – si po punon Edinson Cavani në ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e tij
Lexo po ashtu Kurs intenziv në balet – si po punon Edinson Cavani në ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e tij

Sipas mediumit The Times, Unitedi do të duhej të paguante një dënim prej 1.75 milion funtesh apo 2 milion eurosh si kompensim.

Ole Gunnar Solskjaer dhe nënkryetari ekzekutiv Ed Woodward do të duhet të vendosin nëse do të zgjasin marrëveshjen e Cavanit, me menaxherin e Unitedit që thuhet të jetë i etur për të mbajtur reprezentuesin uruguain për sezonin 2021-22.

Solskjaer : Jam i kënaqur me Cavanin, do të bisedojmë për rinovimin e kontratës
Lexo po ashtu Solskjaer : Jam i kënaqur me Cavanin, do të bisedojmë për rinovimin e kontratës

Ndërsa ishte në fushë ai u shfaq me gola të rëndësishëm – të tilla si dy golat në fitoren ndaj Southamptonit në nëntor, ndërsa ai gjithashtu ka qenë një lider edhe jashtë fushës.

Cavani ka shënuar shtatë gola në 24 paraqitje në të gjitha garat për Unitedin, prej të cilëve i fundit erdhi kundër Evertonit më 6 shkurt. /Telegrafi/