LAJMI I FUNDIT:

Man Unitedi i kthehet fitores në Ligën Premier, Sanchez gjen golin e parë (Video)

Man Unitedi i kthehet fitores në Ligën Premier, Sanchez gjen golin e parë (Video)
MANCHESTER, ENGLAND - FEBRUARY 03: Alexis Sanchez of Manchester United in action during the Premier League match between Manchester United and Huddersfield Town at Old Trafford on February 3, 2018 in Manchester, England. (Photo by Alex Morton/Getty Images)

Manchester Unitedi ka fituar me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj skuadrës së Huddersfield Toën në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Ligës Premier.

Skuadra e Jose Mourinhos ka arritur t’i kthehet shpejt fitoreve në Ligën Premier pas humbjes në ndeshjen e fundit ndaj Tottenham Hotspur.


Pjesa e parë e karakterizua me dominim të Djajve të Kuq, të cilët disa herë rrezikuan, por pa pasur sukses të gjejnë rrugën e rrjetës.

Florent Hadergjonaj ishte njëri nga më të mirët te skuadra e tij (Getty Images)

Rasti më i mirë ishte ai i minutës së 27-të, ku Alexis Sanchez provoi, por shifrat mbetet të pandryshuara dhe skuadrat shkuan në pushim pa gola.

Edhe pjesa e dytë foli në të mirë të vendasve, të cilët arritën të gjejnë edhe dy gola, ku i pari erdhi pas 10 minutave, me Romelu Lukakun që shënoi nga afërsia për 1-0 pas asistimit të Juan Mata.

Festa e Lukaku pas golit të parë të ndeshjes (Getty Images)

Për 2-0 shënoi në minutën e 68-të sulmuesi kilian, Sanchez, i cili pas penalltisë së pritur nga portieri shënoi nga afërsia dhe vulosi rezultatin përfundimtar.

Sanchez gjeti golin e parë me fanellën e Djajve të Kuq (Getty Images)

Pas kësaj fitore, Unitedi renditet në vendin e dytë me 56 pikë apo 13 më pak se lideri, Man City, ndërsa Huddersfield gjendet në vendin e 18-të me 24 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Djajtë udhëtojnë te Newcastle United, ndërsa Huddersfield e presin në shtëpi Bournemouthin. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori