LAJMI I FUNDIT:

Man Unitedi iu ofron kontrata të reja De Geas dhe Rojos

Man Unitedi iu ofron kontrata të reja De Geas dhe Rojos

Manchester Unitedi është gati të dorëzojë kontratat e reja për portierin spanjoll, David de Gea dhe mbrojtësin argjentinas, Marcos Rojo.

Sipas taboliditi anglez Daily Mail, Unitedi është afër finalizimit të një oferte të re të kontratës për De Gean, teksa thuhet se ka hapur bisedime edhe me Rojon.


De Geas i ka mbetur edhe një vit e gjysmë në kontratën e tij të tashme prej 200 mijë eurove në javë dhe Djajtë e Kuq duan të rinovojnë para se hyjë në vitin e fundit.

Formacioni më i mirë i vjeshtës në Ligën Premier, Manchester City dominon pothuajse të gjithë formacionin (Foto)
Lexo po ashtu Formacioni më i mirë i vjeshtës në Ligën Premier, Manchester City dominon pothuajse të gjithë formacionin (Foto)

Ky medium anglez thotë se Jose Mourinho është afër për të nënshkruar një marrëveshje të re me portierin spanjoll pasi thuhet se e ka bindur për të qëndruar.

Rojo dhe De Gea janë shokë të mirë te Man United (Getty Images)

Portugezi e ka konfirmuar këtë javë se zëvendëskryetari ekzekutiv i klubit Ed Woodward po shqyrton një kontratë të re pesëvjeçare për të mbajtur 27-vjeçarin larg nga duart e Real Madridit.

Një marrëveshje e re për mbrojtësin argjentinas Rojo është gjithashtu në letrat e drejtuesve nga Old Trafford.

De Gea refuzon të largohet nga Unitedi për Realin
Lexo po ashtu De Gea refuzon të largohet nga Unitedi për Realin

Mbrojtësi i gjithanshëm, gjithashtu 27-vjeçar, ka mbetur në 18 muajt e fundit në marrëveshjen e tij të tanishme, por mendohet të ketë bindur Mourinhon se ai është i denjë për një zgjatje kontrate.

Në listën e rinovimeve janë edhe spanjollë Juan Mata dhe Ander Herrara, por thuhet se të dy kanë refuzuar zgjatjen e kontratës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Ndërkombëtare
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Gjest i shëmtuar nga tifozët e Atletico Madridit, Nico Williams ndalon lojën në gjysmë për shkak të koreve raciste

Gjest i shëmtuar nga tifozët e Atletico Madridit, Nico Williams ndalon lojën në gjysmë për shkak të koreve raciste

La Liga
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Kalo në kategori