LAJMI I FUNDIT:

Man Unitedi i gatshëm të blejë CR7 nëse Mourinho e dëshiron

Man Unitedi i gatshëm të blejë CR7 nëse Mourinho e dëshiron
MADRID, SPAIN - NOVEMBER 18: Cristiano Ronaldo of Real Madrid CF reacts during the La Liga match between Club Atletico Madrid and Real Madrid CF at Estadio Wanda Metropolitano on November 18, 2017 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Krerët e Manchester Unitedit janë të gatshëm të lëvizin për yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, nëse Jose Mourinho dëshiron një ribashkim me sulmuesin portugez.

Burimet spanjolle sugjerojnë se Ronaldo po kërkon nga Reali ta shesë atë në fund të sezonit pas refuzimit të ofertës së re të kontratës.


Sipas mediumit britanik Daily Mail, Unitedi dëshiron që Mourinho të jetë pjesë e një strategjie afatgjatë pas katër viteve të turbullta të klubit pas largimit të Sir Alex Fergusonit.

Mourinho kërkon nga drejtuesit blerjen e Balet dhe Griezmannit
Lexo po ashtu Mourinho kërkon nga drejtuesit blerjen e Balet dhe Griezmannit

Ata kanë përfunduar në vendin e shtatë, të katërt, të pestë dhe të gjashtë në Ligën Premier në këto katër sezonet pa trajnerin skocez.

Mourinho dhe CR7 kanë kaluar kohë së bashku te Real Madridi (Getty Images)

Klubi është i lumtur që ndjek planet e tij të transferimeve me lojtarët që “Special One” ka në preferencë.

Lojtarët që Mourinho i dëshiron janë mesfushori i Valencias, Carlos Soler, anësorin suedez, Forsberg, francezi Antoine Griezmann dhe ylli tjetër i Realit, Gareth Bale.

Ronaldo - agjentit: Më transfero te Chelsea gjatë verës
Lexo po ashtu Ronaldo - agjentit: Më transfero te Chelsea gjatë verës

Ronaldo, 32 vjeç, konsiderohet si një transferim i pamundur për shkak të moshës së tij, por asgjë nuk është definitive.

Kjo lëvizje do të varet edhe nga Real Madridi për të qenë i gatshëm të pranojë ndonjë zbritje të çmimit për transferimin e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Premier League
Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Kalo në kategori