Manchester City është i interesuar në transferimin e sulmuesit anësor të Barcelonës, Ousmane Dembele.

Dembele po vuan në këtë fillim sezoni shkaku i lëndimeve, por edhe me transferimin e Antoine Griezmann, hapësirat janë zvogëluar për francezin.

Situata e tij te Barcelona ka bërë që shumë klube të mëdha evropiane të interesohen në transferimin e tij, ndër to edhe Manchester City.

Të gjitha lajmet rreth Ousmane Dembele Të gjitha lajmet rreth Ousmane Dembele

Sipas mediumit El Desmarque, zyrtarët e kampionit anglez janë takuar me përfaqësuesit e anësorit të Barcelonës, Dembele.

Francezi ka qenë i lidhur me një largim nga Camp Nou tash e disa kohë, me Paris Saint-Germain dhe Chelsea që janë të prirur për të siguruar shërbimet e tij.

Çmimi i lojtarit mendohet të jetë rreth 100 milionë euro. /Telegrafi/