LAJMI I FUNDIT:

Man City sigurt drejt titullit në Ligën Premier, fiton në udhëtim te Stoke City

Man City sigurt drejt titullit në Ligën Premier, fiton në udhëtim te Stoke City
Man City është bindshëm skuadra më e mirë këtë sezon në Ligën Premier (Getty Images)

Manchester City ka fituar në udhëtim te Stoke City me rezultat 0-2 në ndeshjen e fundit të javës së 30-të të Ligës Premier.

Skuadra e Pep Guardiolas ka vazhduar dominimin në kampionatin anglez dhe tani është çdo herë e më afër titullit kampion, kur kanë mbetur vetëm edhe tetë ndeshje.

Guardiola afër titullit të parë në Angli (Getty Images)

Ekipi i fundit i mposhtur dhe i dominuar nga Qytetarët është Stoke City i Xherdan Shaqirit, të cilët nuk arritën ta bëjnë asnjë goditje në portë gjatë gjithë ndeshjes.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e dhjetë të ndeshjes, ku pas një asistimi të mirë të Raheem Sterlingut, ishte David Silva, i cili shënoi për 0-1 dhe me këtë gol skuadrat shkuan në pushim.

Festa e futbollistëve të Cityt pas golit të parë të Silvas (Getty Images)

Në pjesën e dytë, City përsëri arriti të shënoj pas vetëm pesë minutave lojë, ku spanjolli Silva u përkujdes përsëri të shënoj, kësaj radhe për 0-2.

Deri në fund të ndeshjes, mysafirët patën edhe shumë raste të tjera për gol, por nuk arritën ta gjejnë rrjetën dhe ndeshja përfundoi me fitoren e tyre me rezultat përfundimtar.

 Silva udhëhoqi Cityn drejt fitores së radhës (Getty Images)

Pas kësaj fitore, City tani ka 81 pikë apo 16 më shumë se vendi i dytë, Manchester United, ndërsa Stoke City renditet në vendin e 19-të me vetëm 27 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Qytetarët udhëtojnë drejt Evertonit, pasi takimi me Brigtonin është shtyrë, ndërsa Stoke City e pret në shtëpi po ashtu Evertonit në takimin e ardhshëm. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich po

Bayern Munich po "peshkon" te Chelsea, lojtari i gatshëm të largohet nga Stamford Bridge

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Bundesliga
Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Boks
Kalo në kategori