LAJMI I FUNDIT:

Man City rrit ndjekjen për Haaland, dëshiron marrëveshje para se të aktivizohet klauzola e tij e lirimit

Man City rrit ndjekjen për Haaland, dëshiron marrëveshje para se të aktivizohet klauzola e tij e lirimit

Manchester City po e shton ndjekjen e tyre për sulmuesin e Borussia Dortmund, Erling Haaland, me një takim transferimi të planifikuar me agjentin e norvegjezit, Mino Raiola, për të tentuar një transferim të lojtarit në janar.

Kontrata e Haalandit me gjermanët e Borussia Dortmund skadon në qershor të vitit 2024.


Por, sipas mediumit The Times, City është i etur për të arritur një marrëveshje para se tarifa e klauzolës së tij të lirimit të hyjë në lojë verën e ardhshme.

Dortmundi dëshiron të mbajë Haalandin të paktën deri në vitin 2023
Lexo po ashtu Dortmundi dëshiron të mbajë Haalandin të paktën deri në vitin 2023

Një mori klubesh kryesore evropiane janë në garë për të nënshkruar me Haaland, me Chelsean të fundit që shprehen interesim gjatë verës, por Dortmundi nuk ishte i gati të lejonte largimin dhe anglezët transferuan Romelu Lukakun.

Babai i Erling, Alf-Inge Haaland kaloi tre vjet te City dhe klubi do të shpresonte që kjo të dëshmojë të jetë një faktor vendimtar për të siguruar marrëveshjen.

Interesimi i Cityt për Haaland do të kënaqë Tottenham Hotspur dhe kryetarin Daniel Levy, të cilët refuzuan të lejojnë Harry Kane të bëjë kalimin në Etihad verën e kaluar.

Por, Barcelona dhe Real Madrid janë konkurrent të frikshëm në garën për të larguar yllin e ri, pasi Raiola dhe babai i Haaland thuhet se kanë folur me të dy klubet.

Manchester United është gjithashtu në garë, pasi duan një zëvendësues për Edinson Cavanin, i cili pritet të largohet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Ndërkombëtare
Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Xhudo
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori