Man City ofroi 100 milionë euro për yllin e Bayernit, por u refuzuan nga lojtari

Mesfushori gjerman, Aleksandar Pavlovic refuzoi një kërkesë nga Manchester City, të cilët ishin të gatshëm të ofronin deri në 100 milionë euro për të.
Sipas gazetarit të Bild, Christian Falk, City mbeti “i habitur” pasi Pavlovic i Bayern Munich refuzoi një ofertë me vlerë rreth 100 milionë euro.
"Duhet ta pranosh vërtet këtë. Një ofertë prej 100 milionë eurosh nga Manchester City për Pavlovicin, dhe i riu thotë 'jo'. Kjo është vërtet mbresëlënëse", tha Falk, duke zbuluar se qasja fillestare e Cityt erdhi në mars nën drejtimin e trajnerit të atëhershëm Pep Guardiola.
Asnjë ofertë zyrtare nuk u bë kurrë, pasi Pavlovic shpejt e bëri të qartë se nuk ishte i interesuar të largohej.
Aleksandar Pavlović rejected an inquiry from Manchester City, who were willing to bid up to €100m for him. An initial inquiry from City had already taken place in March. The German international was City's preferred target for the position, with coach Enzo Maresca actively… pic.twitter.com/dvUwE8b9L9
— Bayern & Germany (@iMiaSanMia) September 3, 2026
Gazetari tjetër i Bild, Julian Agardi, shpjegoi se lojtari i dalë nga akademia e Bayernit e sheh të ardhmen e tij afatgjatë në Mynih, i rrethuar nga miq të ngushtë si Tom Bischof, Lennart Karl dhe Nene Broën.
Në vend të kësaj, City shpenzoi shumë për Ayyoub Bouaddi, Elliot Anderson dhe Enzo Fernandez.
Pavlovic, 22 vjeç, ka bërë 102 paraqitje për Bayernin, duke kontribuar me tetë gola dhe gjashtë asistime, dhe ka një kontratë deri në vitin 2029. /Telegrafi/









































