LAJMI I FUNDIT:

Man City i gatshëm ta shesë Sterlingun

Man City i gatshëm ta shesë Sterlingun
Raheem Sterling (Getty Images)

Manchester City është i gatshëm të shesë Raheem Sterling në javët e ardhshme.

Sipas mediumit anglez Daily Star, Man City është i gatshëm të shesë yllin anglez, Sterling, gjatë kësaj vere.


Shitja e Sterlingut do të vjen nëse ylli anglez refuzon të nënshkruajë një kontratë të re me skuadrën nga Etihad.

Man City gati t'ia dyfishojë pagën Sterlingut për të larguar interesimin e klubeve të mëdha evropiane
Lexo po ashtu Man City gati t'ia dyfishojë pagën Sterlingut për të larguar interesimin e klubeve të mëdha evropiane

Marrëveshja e tanishme e Sterling shkon deri në qershor të vitit 2020, por City nuk do të lejojë asnjë nga lojtarët kryesorë të tyre të shkojnë në vitin e fundit të kontratës.

Sterling ishte ndër më të mirë te City në sezonin e fundit (Getty Images)

Sulmuesi i lindur në Londër i zemëroi përkrahësit e Liverpoolit kur ai la skuadrën nga Anfield për Cityn tre sezonet më parë.

Në dyshim e ardhmja e Sterling te Man City
Lexo po ashtu Në dyshim e ardhmja e Sterling te Man City

Ylli i Anglisë nuk ishte në më të mirën e tij gjatë Kupës së Botës dhe përballet me kritika për përfundimin e aksioneve.

Për Sterling nuk mungojnë skuadrat e interesuara, ndërsa cmimi i tij mendohet të jetë rreth 80 milionë euro. /Telegrafi/