LAJMI I FUNDIT:

Man City fiton pa shumë vështirësi ndaj Burnley

Man City fiton pa shumë vështirësi ndaj Burnley

Manchester City ka fituar ndaj Burnley me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Ligën Premier.

Ekipi i Pep Guardiolas i është kthyer fitores në kampionat, duke mposhtur Burnleyn pas barazimit me Liverpoolin javën e fundit.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, të cilët përveç rasteve arritën të shënojnë edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë u shënua në minutën e 12-të të ndeshjes dhe ishte Bernardo Silva, i cili shënoi për 1-0.

Edhe pjesa e dytë foli njësoj sikurse e para, me Cityn që menaxhoi më mirë lojën, krijoi raste dhe shënoi edhe një gol tjetër.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 70-të me shënues Kevin de Bruynen, i cili shënoi për 2-0 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar.

Pas kësaj fitore, City e sheh veten në pozitën e dytë me 17 pikë, ndërsa Burnley renditet në vendin e 19-të me vetëm tri pikë.

Në ndeshjen e radhës, Qytetarët udhëtojnë te Brigtoni, ndërsa Burnley udhëton te Southamptoni. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori