LAJMI I FUNDIT:

Man City fiton në udhëtim te Burnley dhe mban distancën me ndjekësit

Man City fiton në udhëtim te Burnley dhe mban distancën me ndjekësit

tManchester City ka fituar me rezultat 2-0 në ndeshjen në udhëtim te Burnley në kuadër të javës së 22-të në Ligën Premier, duke çuar në nëntë serinë e fitoreve radhazi. 

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua e gjitha me dominim të Cityt, i cili përveç rasteve të shumta arriti t’i shënojë edhe dy gola.

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm tre minutave lojë dhe ishte Gabriel Jesus që shënoi me kokë për 0-1.

City arriti të gjej golin edhe në minutën e 38-të me anë të Raheem Sterling, i cili shënoi për 0-2 pas asistimit të Ilkay Gundogan.

Në pjesën e dytë, përsëri City ishte më i mirë dhe krijoi më shumë në tentim të golit të sigurisë përfundimtare.

Qytetarët arritën ta gjejnë golin me anë të Riyad Mahrez (57’), por ky gol u anulua pas rishikimit të VAR-it.

Deri në fund, City pati edhe disa raste tjera për gol, por pa arritur t’i ndryshojë shifrat dhe në fund u mjaftuan me një fitore 0-2.

Pas kësaj fitore, Qytetarët e shohin veten në vendin e parë me 47 pikë apo tri më shumë se Manchester Unitedi i dyti, ndërsa Burnley zë vendin e 16-të me 22 pikë.

Në ndeshjen e radhës, City udhëton te Liverpooli, ndërsa Burnley e pret në shtëpi Brightonin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori