LAJMI I FUNDIT:

Man City 3-0 Arsenal: Notat e Xhakës, Mustafit dhe të tjerëve

Man City 3-0 Arsenal: Notat e Xhakës, Mustafit dhe të tjerëve
Shkodran Mustafi dhe Raheem Sterling (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Manchester City ka shënuar fitore me rezultat 3-0 ndaj Arsenalit në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Ligën Premier.

Qytetarët e kanë rinisur sezonin me një fitore ndaj Topçinjve, pas më shumë se tre muajve pauzë shkaku i coronavirusit.


Golat në këtë fitore të skuadrës së Pep Guardiolas u shënuan nga Raheem Sterling (45+), Kevin de Bruyne (51’) dhe Phil Foden (90+).

Man City e rinis me fitore Ligën Premier, mposht me lehtësi Arsenalin
Lexo po ashtu Man City e rinis me fitore Ligën Premier, mposht me lehtësi Arsenalin

Nota më e lartë e ndeshjes shkoi për dyshen e Cityt, Sterling dhe Ilkay Gundogan, të cilët u notuan me 8.3.

Në anën tjetër, nota më ulët e takimit shkoi për David Luiz, i cili pas ndëshkimit me të kuq dhe një gabimi tek goli i parë u notua me 3.8.

Granit Xhaka luajti vetëm shtatë minuta në këtë ndeshje duke u notuar me 6.1, ndërsa Shkodran Mustafi u vlerësua me notë 5.7.

Man City:

Arsenal:

/Telegrafi/