Sulmuesi Vedat Muriqi e nisi shumë mirë aventurën e tij në La Liga me Mallorcan, duke shënuar dy herë në tre javët e para, duke dhënë edhe një asistim.

Klubi spanjoll ka vendosur të mos përdorë opsionin e blerjes për sulmuesin, i cili tani nuk ka gjetur golin ën gjashtë javët e fundit.


Sipas mediave spanjolle, Mallorca, e cila prej 7 javësh është mposhtur në La Liga dhe është në zonën e rënies, ka vendosur të mos përdorë opsionin e blerjes prej 11 milionë eurosh për Vedat Muriqin.

muriqi 1 e1645468604433

Në anën tjetër Muriqi, nuk dëshiron të kthehet te Lazio  pasi ai nuk është në planet e gjigantit italian.

Sulmuesi kishte thënë më parë se do të donte të kthehej në Turqi.

Muriqi Lazio goal ata

Fenerbahçe e shiti sulmuesin 27-vjeçar kosovar te Lazio për një shumë astronomike prej 19.9 milionë euro pas një sezoni. /Telegrafi/

telegrafi sport app