LAJMI I FUNDIT:

Mallorca dëshiron ta mbajë Muriqin, por problemi qëndron tek çmimi që kërkon Lazio për prizrenasin

Mallorca dëshiron ta mbajë Muriqin, por problemi qëndron tek çmimi që kërkon Lazio për prizrenasin

Vedat Muriqi ka pasur një huazim mjaftë të suksesshëm në elitën e futbollit spanjoll La Liga te RCD Mallorca.

Sulmuesi kosovar iu bashkua skuadrës spanjolle në janar si huazim nga Lazio, ku me golat e tij arriti ta shpëtoj nga rënia në Segunda Divizon klubin bregdetar.


Por pas gjashtë muajve të kaluara në Spanjë, huazimi i Muriqiti ka përfunduar dhe lojtari është rikthyer te Lazio, skuadër që mbanë kartonin e tij.

Megjithatë e ardhmja e prizrenasit nuk pritet të jetë në Itali, pasi ai nuk dëshiron të qëndrojë te Lazio, por as klubi nuk e ka në plane dhe e ka nxjerrë në shitje.

Për të ardhmen e Muriqit ka folur edhe CEO i Mallorcas, Alfonso Diaz, i cili ka thënë se klubi ka limite dhe nuk mund t’i kënaq kërkesat e lacialëve që janë 12 milionë euro për prizrenasin.

“Po punojmë për Muriqin, por ka një diferencë të madhe mes asaj që mund të ofrojmë ne dhe asaj që kërkon Lazio. Ne i njohim burimet tona financiare, i dimë limitet dhe nuk mund t’i kalojmë ato”, deklaroi Diaz.

Galatasaray sot emëron trajnerin e ri, Muriqi pritet të jetë transferimi i parë i gjigantit turk
Lexo po ashtu Galatasaray sot emëron trajnerin e ri, Muriqi pritet të jetë transferimi i parë i gjigantit turk

Mallorca ka bërë një ofertë zyrtare te Lazio prej tetë milionë eurove, ofertë që është dukur e ulët nga kryeqytetasit italianë.

Gjithsesi në garë për reprezentuesin kosovar mbeten edhe dy gjigantët turk Galatasaray dhe Fenerbahce, por qëllimi i Muriqit është të qëndrojë në La Liga. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Kalo në kategori