Mallkimi i portierëve gjermanë: Neuer bëri të njëjtën gjë si Kahn kundër Brazilit në vitin 2002
Portieri i Bayern Munich, Manuel Neuer, sigurisht që do ta mbajë mend për një kohë të gjatë minutën e 88-të të ndeshjes së mbrëmshme të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.
Bayerni kryesoi me 1-0 dhe golin e Alphonso Davies dhe epërsia ishte meritë e Neuer, i cili mbrojti në mënyrë fantastike dhe i çmendi sulmuesit e Los Blancos me pritjet e tij.
Megjithatë, në minutën e 88-të, një nga portierët më të mirë në histori ka bërë një gabim të pabesueshëm dhe i ka dhuruar një gol Real Madridit.
Vinicius Junior gjuajti dobët nga 20 metra dhe dukej se Neuer do ta kapte lehtësisht topin, por i doli nga duart dhe Joselu u gjend në vendin e duhur dhe e dërgoi topin në portë për 1-1.
NEUER. NEUER. NEUER. NEUER. NEUER. NEUER. NEUER. NEUER. NEUER. NEUER. NEUER. NEUER. NEUER. NEUER. NEUER. NEUER. NEUER. NEUER. NEUER. NEUER.
🤣🫵🤣🫵🤣🫵🤣🫵🤣🫵🤣pic.twitter.com/HqsGAVjsPy https://t.co/g8niocYIdP— Adithya Reddy (fan) (@AdithyaReddy_20) May 9, 2024
Ai gol “preu” lojtarët bavarezë, të cilët vetëm katër minuta më vonë pësuan golin e dytë dhe humbën mundësinë për të luajtur në finalen e Ligës së Kampionëve.
Megjithatë, Neuer nuk është i vetmi portier gjerman që ka përjetuar një fat të ngjashëm.
22 vjet më parë, diçka e ngjashme i ndodhi Oliver Kahn në garën më të madhe në botë – Kupën e Botës.
Gjatë Kupës së Botës 2002 në Japoni dhe Korenë e Jugut, Kahn e çoi Gjermaninë me pritjet e tij të mrekullueshme deri në finale, ku Pancerët u takua me Brazilin.
Megjithatë, në minutën e 67-të, Kahn bëri një gabim të jashtëzakonshëm dhe dhuroi një gol për të kaluar Brazilin në epërsi në një mënyrë shumë të ngjashme me atë se si Neuer bëri kundër Real Madridit.
Rivaldo gjuajti nga më shumë se 20 metra në mesin e portës, Kahn duhet ta kishte kapur në mënyrë rutinore topin, por i doli nga duart dhe Ronaldo përfitoi nga dhurata dhe e dërgoi topin lehtësisht në portë për 1-0.
Ai gol u “thye shpirtin” gjermanëve, ashtu si lojtarët e mbrëmshëm të Bayern, ndërsa Ronaldo më vonë shënoi në minutën e 79-të për të bërë rezultatin 2-0 dhe fituan titullin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohet plani i Carlo Ancelottit për Arda Guler
Publikohen pamje të papara më herët të grushteve brutale të Usyk ndaj Furyt
Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve
Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli
Sa para do të fitojë Barcelona për pozicionimin në vendin e dytë në La Liga
Van Dijk pyetet për të ardhmen te Liverpooli, por holandezi jep sinjale se mund të largohet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit