LAJMI I FUNDIT:

Maldini: Ronaldo dhe Maradona dy kundërshtarët më të vështirë

Maldini: Ronaldo dhe Maradona dy kundërshtarët më të vështirë

Legjenda e Milanit, Paolo Maldini, ka zbuluar dy lojtarët që i kanë shkaktuar më së shumti vështirësi gjatë karrierës.

Italiani ka folur edhe për trajnerët më të mirë aktualisht, duke thënë se është edhe fans i lojës së Jurgen Klopp.


“Isha me fat që luajta ndaj Maradonas. Ai dhe Ronaldo, kur ishte pjesë e Interit, ishin kundërshtarët e mi më të vështirë”.

“Trajneri më i mirë aktualisht? E vështirë për ta thënë. Ka shumë, si Diego Simeone, ndoshta Zinedine Zidane”.

“Po ashtu pëlqej atë që Klopp ka bërë te Liverpooli dhe si e ka bërë Dortmundin të luajë në këtë mënyrë”, ka thënë Maldini në një intervistë për Bild. /Telegrafi/