LAJMI I FUNDIT:

Mala: Serbët e monopolizuan betejën e Kosovës

Mala: Serbët e monopolizuan betejën e Kosovës

Historiani Mehmet Mala ka thënë se festa e Vidovdanit, është tendencë e Serbisë për të shprehur shovinizmin dhe paragjykimet e së kaluarës.

“Rasti i betejës së Kosovës është një shembull eklatant i bartjes së një ngjarjeje prej rrafshit historik në atë politik”.


Historiani Mala në emisionin “Five”, ka thënë se serbët përmes kësaj beteje, përmes kësaj humbjeje, e paraqesin veten si viktimë, për një kauzë, për mbrojtjen e Evropës dhe krishterizmit.

Sipas tij, përdorimi i kësaj beteje për arsye politike, është në mentalitetin kolektiv serb.

Ai tha se vetë kushtet strategjike dhe ushtarake, e zgjodhën Kosovën që të jetë vend ku zhvillohet beteja.

Për këtë demitizim të kësaj beteje nga ana e Serbisë, Mala ka thënë se rol të madh luan edhe kisha serbe.

“Demitizim dhe kthim i binarëve normal të kësaj beteje në mentalitet të Serbisë, është vështirë, sepse rol të madh luan kisha serbe, mentaliteti i ushqyer vazhdimisht nga kjo kishë, për qëllime shovene nuk lejon që të devijojë, nuk kemi çka të bëjmë tjetër, veq se përmes argumenteve historike ta zhveshim nga mitologjia këtë ngjarje”, ka shtuar Mala.

Tutje tha se mbajtja e kësaj feste në Kosovë, është sepse Kosova si një shtet demokratik zhvillohet në drejtim të normave dhe parimeve, dhe nuk mund që ti ndalë manifestimet e tilla, sepse siç thotë ai do konsiderohej si cenim i drejtave të serbëve.

​Serbët kremtojnë me provokime betejën e humbur të Kosovës
Lexo po ashtu ​Serbët kremtojnë me provokime betejën e humbur të Kosovës

“Ne si shtet demokratik, që zhvillohemi në drejtim të normave dhe parimeve, manifestimet e tilla nuk mund ti ndalim, sepse ata do e manipulojnë si cenim të drejtave të tyre, nuk duhet të i tolerojmë elementet nacionale, shovene që e prishin klimën e qetësisë në Kosovë”, ka shtuar Mala.

Ndërsa për Manastirin e Deçanit, ai ka thënë se çështja e pazgjidhur të pronave të manastirit është e politizuar.

“Monumentet e kultit të krishterë janë politizuar skajshmërisht nga politika serbe”, ka thënë ai.

Sipas tij, historia e këtyre pronave është e komplikuar, sepse në kohën e dominimit dhe pushtimit të Kosovës, në këtë drejtim, shumica e manastireve ose kishave, kanë pasur pronat e veta që janë dhënë në formë të aktdhuratave të ndryshme.

“Nëse ndjeket parimi mesjetar, atëherë manastiri duhet të i takojë gjysmës së Ballkanit”, ka thënë ai.

Më tej ai theksoi se institucionet e Kosovës, si si Gjykata Kushtetuese, duhet ta sjellin vendimin në formën më të mirë të mundshme për Manastirin e Deçanit.

Të martën e 28 qershorit, shumë serbë janë mbledhur për të festuar “Vidovdanin” në Gazimestan të Obiliqit, një festë serbe që festohet më 28 qershor, në kujtim të Betejës së Kosovës të zhvilluar në vitin 1389.

Kremtimi i kësaj dite ndërlidhet me përvjetorin e Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitoren shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb Lazar.

Teksa këndonin këngë nacionaliste, në mesin e flamujve është parë edhe një i atillë me hartën e Kosovës dhe një mbishkrim ku thuhet se “s’ka dorëzim” duke iu referuar luftës sipas tyre të vazhdueshme për siç thonë ata, “ruajtjen e Kosovës”.RTVD/Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori