LAJMI I FUNDIT:

Makinat dhe shtëpitë “varrosen në baltë” – pamje të pasojave nga stuhitë në disa pjesë të Francës

Makinat dhe shtëpitë “varrosen në baltë” – pamje të pasojave nga stuhitë në disa pjesë të Francës

Makinat dhe shtëpitë u “varrosën në baltë” në Breil-sur-Roya, një qytet francez afër kufirit italian, dy ditë pasi shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet goditën jug-lindjen e Francës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një familje urgjentisht zbrazi shtëpinë e tyre afër lumit Vésubie në Roquebillière, pasi shtëpia kërcënonte të rrëzohej në çdo kohë.


“Ndihem sikur jam ende duke jetuar në një makth”, thotë një banor i Roquebillière, në Alpes-Maritimes, në Francë, pasi stuhitë goditën zonën.

Ndryshe, stuhitë e mëdha goditën Francën Jugore dhe Italinë Veriore duke rezultuar me dy të vdekur dhe të paktën 30 të zhdukur. /Telegrafi/