LAJMI I FUNDIT:

Makarona me fasule dhe mish

Makarona me fasule dhe mish

Nevojitet:

* 450 gram mish lope
* 2 lugë gjelle vaj ulliri
* 1 qepë e mesme, e prerë hollë
* 4 thelpinj të grirë hudhrash
* 4 kërcej selinoje, të prerë hollë
* 500 gr domate të prera
* gjysmë luge çaji piper i kuq
* 1 kuti fasule të kuqe
* 1 kuti fasule të bardha
* 2 l lëng mishi
* 450 gr salcë domate
* 2 lugë majdanoz i tharë
* kripë dhe piper për shije
* 150 gr makarona, sipas preferencave


Përgatitja:

Në një tenxhere të madhe, në zjarr mesatar, skuq mishin duke e përzier gjatë gatimit. Kur të skuqet, hiqe nga tenxherja me një lugë si kullesë dhe pastro grimcat që mbeten në tenxhere.

Shto 2 lugë gjelle vaj ulliri po aty dhe shto qepën, hudhrën, selinon e salcën në nxehtësi mesatare, sa perimet të zbuten.

Shto mishin në tenxhere, hidh përmbajtjen e domateve të pakulluara dhe piperin e kuq. Zieji për 10- 15 minuta.

Shto fasulet, lëngun e mishit, salcën e domateve dhe erëzat e tjera. Përzieje mirë. Rrite nxehtësinë dhe çoje për të zier. Më vonë ul nxehtësinë, mbuloje dhe zieje për 30 minuta.

Shto makaronat dhe lëre në zjarr në temperaturë të ulët për 30 minuta të tjera.
Shërbeje të ngrohtë.