Xhudistja nga Kosova ka folur me emocione në intervistën e saj për kanalin zyrtar të ‘Rio 2016’.

Majlinda Kelmendi e ka konsideruar medaljen e artë në Lojërat Olimpike si diçka speciale për të dhe për venin e saj të lindjes, Kosovën.

“Kjo ishte hera e parë që Kosova mori pjesë në Lojërat Olimpike dhe unë fitova medalje”, deklaroi Majlinda Kelmendi, transmeton Telegrafi.

“Ishte diçka speciale, emocionuese dhe e jashtëzakonshme. E kam shijuar shumë sepse e kam bërë të lumtur gjithë popullin tim”, përfundoi xhudistja nga Kosova.

Ndryshe, intervistën e plotë të Majlindës do ta sjellim më vonë. /Telegrafi/