Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka mirëpritur miratimin në parim të tri ligjeve për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, dhe ka thënë se siguria kombëtare e Shqipërisë dhe Kosovës janë të pandashme.
Ish kryeministri, tash ministër i Diasporës në Qeverinë e Shqipërisë, në një intervistë për KosovaPress ka thënë se ushtria e Kosovës e bënë më të fortë edhe Shqipërinë.
“Është çështje e një forme ligjore e cila duhet të mbyllet përfundimisht dhe Kosova të ketë të drejtë të blejë armatim të rëndë, ashtu siç blejnë të gjitha kombet dhe shtetet natyrshëm të Evropës, sepse Kosova është shtet i cili po ndërton politikën e vet të sigurisë kombëtare. Ajo që është e rëndësishme ta them unë është që siguria kombëtare e Shqipërisë dhe Kosovës janë të pandashme. Në qoftë se Kosova ftohet apo sëmuret, ne andej kollitemi dhe anasjelltas”, ka thënë Majko.
Majko ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë, duke thënë se Kosova duhet të ketë kujdes në dialogun Kosovë-Serbi, sepse serbët kanë prodhuar një politikë mjaft të qëndrueshme dhe janë pjesë e një loje që nuk fillon dhe mbaron në Beograd.
“Në qoftë se serbët kanë ndryshuar…le të shohim, por unë nuk hy te njerëzit që mendojnë se serbët janë një komb që ndryshojnë shpejt. Ata janë njerëz që kanë prodhuar një politikë goxha të qëndrueshme dhe janë pjesë e një shahu që nuk fillon dhe mbaron në Beograd. Megjithatë, të shohim”, theksoi ai.
Pandeli Majko nuk ka dashur ta komentoi idenë e presidentit Thaçi për korrigjimin e kufirit Kosovë-Serbi, sepse siç tha ai dy presidentët e tij, Ilir Meta dhe Hashim Thaçi kanë mendime të kundërta për këtë çështje. Megjithatë, ai mendon se me kohë do të arrihet e mira për Kosovën.
“Do më mirëkuptoni si agjenci që unë nuk do bëj debat për këtë çështje me presidentin e Kosovës, që është edhe presidenti im, bashkë me presidentin Meta. Dy presidentë që kanë mendime krejtësisht të ndryshme për këtë çështje, kështu që, unë nuk dua t’i fus më shumë në sherr ata, por do mbaj qëndrim duke heshtur pozitivisht, në një çështje për të cilën mendoj do të bëhet më e mira. Besoj që koha, koha është ‘doktoresha’ më e mirë në këtë drejtim”, ka thënë Majko.
Ndërkaq, Majko ka folur edhe për bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri, i cili tha se duhet të ndodhë në mënyrë praktike, edhe në fushën e ekonomisë./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe