Paniku i coronavirusit ka përfshirë mbarë popullatën, teksa vetëm pak orë më parë sot (e shtunë), u bë e ditur se numri i të infektuara me virusin ka shkuar në tre.

Si rrjedhojë njerëzit po ndërmarrin masa për kujdes të shtuar, duke u treguar më të izoluar në mënyrë që të preventohen nga prekja me virusin COVID-19.

Të njëjtën gjë duket se po bëjnë edhe fytyrat publike, të cilët përmes rrjeteve sociale kanë treguar masat që kanë marrë për t’u mbrojtur.

Tuna për coronavirusin: Ju thash, nuk ma besonit Tuna për coronavirusin: Ju thash, nuk ma besonit

Reperi Majk publikoi në orët e vona të së premtes një fotografi, ku shfaqej i shtrirë në shtrat, teksa kishte vënë një maskë.

“Njëherë më kapi paniku që s’po mund të marr frymë mirë, pastaj më ra ndër mend që e kam vënë maskën”, shkroi Majk në InstaStory.

Foto: Majk/InstaStory

Më pas, ai gjithashtu publikoi një tjetër fotografi ku shihej se maskën nuk e ka hequr gjatë gjithë kohës, e krejt kjo për t’u vetëmbreojtur.

Përndryshe është raportuar se coronavirusi ka marrë tashmë jetën e mbi 5400 njerëzve anë e mbanë globit. /Telegrafi/

Foto: Majk/InstaStory