LAJMI I FUNDIT:

Maguire refuzoi ofertën e lartë të Cityt për Unitedin

Maguire refuzoi ofertën e lartë të Cityt për Unitedin
Harry Maguire (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Harry Maguire thuhet se ka refuzuar një ofertë të lartë nga Manchester City vetëm për t’iu bashkuar rivalëve të tyre, Manchester Unitedit.

Qendërmbrojtësi anglez u bë mbrojtësi më i shtrenjtë ndonjëherë kur u bashkua me Djajtë e Kuq nga Leicester City.


Megjithatë, Maguire mund të bëhej edhe njëri nga lojtarët më të paguar në Angli, por edhe në botë nëse nuk do zgjidhte Unitedin.

Top 20 transferimet që kanë kushtuar më së shumti deri më tani në këtë afat kalimtar
Lexo po ashtu Top 20 transferimet që kanë kushtuar më së shumti deri më tani në këtë afat kalimtar

Sipas mediumit anglez Daily Star, anglezi refuzoi një kontratë të madhe nga City në mënyrë që të bashkohej me Unitedin.

Ai mund të kishte fituar rreth 100 mijë funte më shumë në javë, nëse ai të bashkohej me rivalët e tyre lokal.

Kjo pasi City thuhet se i kishte ofruar një pagë rreth 278 mijë funtesh në javë. /Telegrafi/