LAJMI I FUNDIT:

Mafia terrorizon legjendën: I kanë zhvatur para, ndaj ka dërguar “njerëz” për të zgjidhur problemin

Mafia terrorizon legjendën: I kanë zhvatur para, ndaj ka dërguar “njerëz” për të zgjidhur problemin

Familja e mesfushorit legjendar italian Gennaro Gattuso po terrorizohet nga mafia kalabreze Ndrangheta, raporton Il Messaggero.

Thuhet se Ndrangheta ka dashur t’i zhvasë para nëpërmjet motrës dhe babait të tij.


Aldo Abbruzzese dhe Mustapha Hamil i vunë zjarrin dy herë makinave të motrës së tij Ida Elvira, pas së cilës ajo denoncoi rastin.

Il Fatto Quotidiano shton se Gattuso nuk pranoi t’u paguante shumën prej 80 mijë eurosh që ata kërkuan nga babai i tij Francesco dhe dërgoi një “burrë të provuar” Salvatore Pipieri për t’u marrë me kriminelët dhe u dha atyre të paktën 3000 euro.

Tashmë janë arrestuar dyshja e lartpërmendur që i vunë flakën makinave të motrës së tij.

Gattuso aktualisht është trajner i Marseille dhe gjurmën më të madhe e la në radhët e italianit të famshëm Milan, me të cilin fitoi dy herë Ligën e Kampionëve.

Ounahi tentoi të tallet me Gattuson, trajneri italian me reagim epik
Lexo po ashtu Ounahi tentoi të tallet me Gattuson, trajneri italian me reagim epik

Me ekipin italian të futbollit, ai arriti të fitonte titullin kampion bote në vitin 2006.

Meqë ra fjala, Ndrangheta është një nga organizatat më të vjetra kriminale italiane që u themelua në shekullin e 18-të në Kalabri dhe është një nga më të fuqishmet në Itali, pas Cosa Nostras. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

La Liga
Interi pritet ta shpërblejë me pesë ‘dhurata’ Inzaghin pas fitimit të Scudettos

Interi pritet ta shpërblejë me pesë ‘dhurata’ Inzaghin pas fitimit të Scudettos

Serie A
Kalo në kategori