LAJMI I FUNDIT:

Madonna mahnit me paraqitjen në një fotografi të rrallë me gjashtë fëmijët

Madonna mahnit me paraqitjen në një fotografi të rrallë me gjashtë fëmijët
Madonna (Foto: Instagram)

Mbretëresha e muzikës pop, Madonna, ka mahnitur me paraqitjen e radhës e veshur me një bluzë me dekolte ndërsa festoi Ditën e Falënderimeve me familjen këtë vit.

64 vjeçarja kompletoi dukjen me me fustan nën gju, çorape të zeza, çizme me taka si dhe doreza të ngjashme.


“Për çfarë jam mirënjohëse”, ka shkruar këngëtarja e “Material Girl” në postimin e shpërndarë në Instagram.

Madonna (Foto: Instagram)

Pavarësisht se janë fotografuar rrallë bashkë, të gjashtë fëmijët e Madonnas – Lourdes “Lola” Leon, 26-vjeçare, Rocco Ritchie, 22-vjeçar, David Banda, 17-vjeçar, Mercy James, 16-vjeçe, dhe vajzat binjake Stelle dhe Estere, 10 – pozuan së bashku.

Të gjitha lajmet nga Madonna
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Madonna

Vajzat e yllit të famshëm po ashtu zgjodhën veshje të ndryshme me plot stil, ndërsa njëri nga djemtë u duk elegant me kostum gri.

Madonna dhe bashkëshorti i saj i atëhershëm, trajneri i fitnesit, Carlos Leon , mirëpritën Lourdes Leon më 14 tetor 1996, në Los Angeles.

Madonna (Foto: Instagram)

Pas ndarjes nga Carlos Leon në maj 1997, artistja filloi të takohej me regjisorin Guy Ritchie në 1998. Djali i tyre Rocco Ritchie lindi më 11 gusht 2000.

David Banda ka lindur në Malavi më 24 shtator 2005. Chifundo “Mercy” James lindi në Malaëi më 22 janar 2006.

Madonna (Foto: Instagram)

Binjakët Stella dhe Estere kanë lindur në Malavi më 24 gusht 2012. Madonna adoptoi vajzat e saj më të vogla kur ato ishin 5 vjeçe në shkurt 2017. /Telegrafi/

Madonna (Foto: Instagram)