LAJMI I FUNDIT:

Maden Grup sjellë një risi dizajni në konceptimin e bankave në Kosovë

Maden Grup sjellë një risi dizajni në konceptimin e bankave në Kosovë

Maden Group sjell një risi në konceptin e Bankave në Kosovë. Si një ndër kompanitë me inovative në vend në lëmine e arkitekturës dhe dizajnit iu është besuar krijimi i konceptit të dizajnit të filialeve nga ProCredit Bank.

Si pjesë e zhvillimeve që banka ProCredit ka lansuar në 15 vjetorin e themelimit të saj, është edhe zona 24/7, ku tash klientët mund të shërbehen në cdo kohë në filialet e kësaj banke.

24-7 zone (7 of 55)MNS_4928-2

Krijimin e konceptit të dizajnit e ka fituar kompanija Maden Group (www.madengroup.com) dhe sebashku me fabriken e mobiljeve Orendi (www.orendi.me) ka realizuar 3 nga filialet e kësaj banke. Këto filiale do të jenë si pikë referuese e këtij koncepti dhe shembull si për funksion ashtu edhe për dizajn në të gjithë Kosovën, njëkohësisht edhe më gjërë.

24-7 zone (10 of 55)MNS_5127-2

Arkitektura e ditëve të sotit shprehet më së miri duke u bazu në emocionin që transmeton, funksionin dhe pastërtinë e brendësisë, tranparenca dhe siguria poashtu si faktorë të rëndësishëm të politikave të kësaj banke kanë bërë që të ndërlidhen njëra me tjetrën si një tërësi mbreslënëse.

Pcb qafa 24-7 (5 of 14)MNS_6459

Ngjyra e bardhë dhe e kuqe si elemente bazë të brendit të ProCredit Bankës janë pjesë e pandashme e këtij koncepti, mirëpo tash perpos këtyre dy ngjyrave dhe luleve të gjelbërta që krijojnë atmosferë “brenda”, nuk shifet ndonjë tjeter, komponim i cili krijon një qetësi dhe një ndjenjë relaksuese.

24-7 zone (41 of 55)MNS_6115-2

Theksimi i ATM (aparateve per transaksione) me ngjyrë të kuqe krijon orientim për vizitorin dhe thellësia e secilit ATM krijon siguri dhe intimitet për ta.

Në këtë koncept del në pah proverba e njohur për arkitekturen minimaliste “Less is more” e thene nga Ludwig Mies van der Rohe, nje arkitekt i njohur dhe mbështetës i madhë i minimalizmit.