LAJMI I FUNDIT:

“Ma kanë sjell por nuk dua të kthehem”, deklarata e Arionit që la dyshime se produksioni ia ka ndërruar biletën e kthimit pas eliminimit

“Ma kanë sjell por nuk dua të kthehem”, deklarata e Arionit që la dyshime se produksioni ia ka ndërruar biletën e kthimit pas eliminimit

Mbrëmë, Arioni u eliminua përfundimisht nga gara për çmimin e madh të Big Brother VIP Kosova 3, pas votave të publikut që e renditën atë si më pak të preferuarin ndër pesë të nominuarit.

Largimi i tij shënoi fundin e rrugëtimit të tij brenda shtëpisë, por gjithashtu hapi një diskutim të gjerë mes publikut për transparencën e procesit.

Në rrjetet sociale, shikuesit kanë ngritur dyshime se Arioni kishte fituar një biletë kthimi, por kishte refuzuar ta përdorte atë. Dyshimet u forcuan pas një deklarate intriguese që ai bëri pak para se të hapte zyrtarisht biletën: “Po ma kanë dhënë, po më kanë ba, po unë nuk kthehem”, tha Arioni, duke shtuar paqartësi mbi situatën.


@theonly4one deshtimi i radhes.. #foryou #bigbrothervipkosova #fyp #bbvk3 ♬ original sound – theonly4one

Një tjetër detaj që ka ngjallur diskutime është fakti që procesi i hapjes së biletës nuk u shfaq para kamerave, duke lënë hapësirë për spekulime në lidhje me drejtësinë dhe transparencën e vendimeve.

Shumë fansa të formatit kanë kërkuar sqarime nga produksioni, duke kërkuar më shumë transparencë në trajtimin e rasteve të tilla, veçanërisht kur bëhet fjalë për elementë që mund të ndikojnë rrjedhën e lojës dhe besueshmërinë e spektaklit.

Eliminimi i Arionit lë gjithashtu një boshllëk në dinamikën e shtëpisë, ndërsa banorët e mbetur vazhdojnë garën për çmimin e madh. Publiku, ndërkohë, mbetet i ndarë mes mbështetjes për lojtarët e preferuar dhe skepticizmit për mënyrën e zhvillimit të lojës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gazetarja nga ‘CBS News Chicago’ i flet shqip Dua Lipës: Motra ime shqiptare, jam shumë krenare për ty

Gazetarja nga ‘CBS News Chicago’ i flet shqip Dua Lipës: Motra ime shqiptare, jam shumë krenare për ty

Magazina
Gjesti tallet me të pas daljes: Ku je more Xum, të ka rënë pulsi a?

Gjesti tallet me të pas daljes: Ku je more Xum, të ka rënë pulsi a?

Magazina
Bëhen viralet videot e Laertit, i del organi gjential në transmetim live në Big Brother VIP Albania nga pakujdesia

Bëhen viralet videot e Laertit, i del organi gjential në transmetim live në Big Brother VIP Albania nga pakujdesia

Magazina
Gjesti i drejtohet banorëve: Unë nuk i kam dy ditë shkollë, por këtu po ua dridh

Gjesti i drejtohet banorëve: Unë nuk i kam dy ditë shkollë, por këtu po ua dridh

Magazina
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in

Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in

Magazina
Gert Ferra me akuzë ndaj Laert Vasilit: Zure dashnore gruan e drejtorit të Teatrit

Gert Ferra me akuzë ndaj Laert Vasilit: Zure dashnore gruan e drejtorit të Teatrit

Magazina
Kalo në kategori