LAJMI I FUNDIT:

Lyrical Son sjell videon me rrëfimin e ish-ushtarit të UÇK-së nga Drenica

Lyrical Son sjell videon me rrëfimin e ish-ushtarit të UÇK-së nga Drenica

Për një kohë të gjatë, Agron Kajtazi nga Drenica kishte vendosur ta mbajë të fshehur nga prindërit rrugën që kishte marrë. Ai i ishte bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, fillimisht me një pushkë gjuetie.

Priste një reagim tjetër nga ajo çfarë i thanë. Nëna dhe gjyshja i dhanë mbështetje e babai që atë kohë i jetonte në Gjermani u ndje fort krenar. “Ti e ke zdritë ftyrën e familjes tonë”, i tha ai Agronit në një bisedë përmes telefonit.

Rrefimi i Agron Kajtazit për luftën është i 5-ti me radhë që LIRIA KA EMËR e sjellë në kuadër të nismës së saj për të dokumentuar e vlerësuar historinë tonë. Videon e Agronit e ka publikuar artisti i njohur, Lyrical Son. Ky është edhe pjesë e bordit të LIRIA KA EMËR.

“Agron Kajtazi, një djalë i ri nga Drenica, e nisi luftën si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me një pushkë gjuetie. Por, nga ideali për liri, ajo i dukej një armë e madhe për t’ia ngrehur këmbën kundër Serbisë. Me duart e tij kishte hapur varret për të masakruarit e Izbicës – njerëz pa kokë, me gjysmë trupi, të djegur. Një përjetim i rëndë për të është edhe rënia e bashkëluftëtarit Faik Dragaj. “Kemi qenë bashkë edhe në shkollë, po edhe me pushkë, në të njëjtën moshë. S’na ka nda dita as nata, derisa na ndau një plumb”. Shikojeni dhe shpërndajeni këtë rrëfim emocional. #LiriaKaEmer”, ka shkruar ai.

Kajtazi kishte marrë pjesë në varrimin e të masakruarve në Izbicë, dhe deri në 7 varrë kishte hapur vetë ai. Pa aty njerëz të djegur e me kokë të prerë.

Ai thotë se UÇK-ja është themeli i shtetit të Kosovës dhe se lufta e saj kishte qenë e pastër dhe shembull për ushtritë në botë.

Ndiqeni rrëfimin e tij të plotë më poshtë:

Në trend Magazina

Më shumë

"Babi e ka thy televizorin", Buci flet për momentin viral në Big Brother - zbulon nëse flet me Santianën

Magazina
Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina

"E spërkat me ujë dhe nuk ia lëshon rrugën" - Meriton Mjekiqi ndërhyn në përplasjen e ashpër të Eglës me Ilnisën

Magazina
Fifi reagon ndaj atyre që e kritikuan Enver Petrovcin: Bollni më, jemi në një shtet demokratik - secili mund të flasim çfarë të duam

Fifi reagon ndaj atyre që e kritikuan Enver Petrovcin: Bollni më, jemi në një shtet demokratik - secili mund të flasim çfarë të duam

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori