Lutfi Haziri uron Mozzikun dhe Lotinën: Familja po rritet


Lutfi Haziri ka uruar vajzën e tij, Lotinën, dhe partnerin e saj, reperin Mozzik, pasi çifti njoftoi se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Përmes një postimi, Lotina bëri të ditur se është në muajin e gjashtë të shtatzënisë dhe se çifti po presin një djalë, lajm i cili ka sjellë reagime të shumta urimi nga familjarë dhe ndjekës.
Ndër të parët që reagoi ishte edhe babai i saj, Lutfi Haziri, i cili shprehu gëzimin për zgjerimin e familjes dhe faktin se së shpejti do të bëhet gjysh.

“Familja po rritet. Urime Gramoz dhe Lotina. Ju duam shumë”, shkroi Haziri në një postim, duke ndarë edhe një fotografi të çiftit.
Lajmi i shtatzënisë së Lotinës është pritur me interes të madh në publik, duke qenë një nga temat më të komentuara në rrjetet sociale. /Telegrafi/



















































