LAJMI I FUNDIT:

Lupita, një prej viktimave të Weinstein: Më detyroi të shkoja në dhomën e gjumit

Lupita, një prej viktimave të Weinstein: Më detyroi të shkoja në dhomën e gjumit

Lupita Nyong’o i është bashkuar listës së gjatë të yjeve që e kanë akuzuar producentin e famshëm, Harvey Weinstein, për abuzim seksual.

Aktorja fituese e çmimit Oscar, ka thënë se ka qenë studente e dramaturgjisë kur “përbindëshi” e kishte çuar në dhomën e tij.


Weinstein kishte insistuar ta dërgonte në dhomën e gjumit (Instagram)

Duke folur për The New York Times, ajo ka treguar se në vitin 2011, Weinstein e kishte ftuar në shtëpinë e tij në Connecticut për ta shikuar një film.

Weinsten ngacmoi edhe ish të fejuarën e shokut të ngushtë, Tarantinos
Lexo po ashtu Weinsten ngacmoi edhe ish të fejuarën e shokut të ngushtë, Tarantinos

Aktorja ka treguar se para fillimit të filmit, producenti para fëmijëve të tij kishte insistuar që ta dërgonte në dhomën e gjumit. Atje ai i kishte bërë masazh dhe pastaj i kishte bërë presion që t’ia kthente shërbimin.

Weinstein tashmë e ka marrë nofkën “përbindëshi”

“Më tha se dëshiron t’i heqë brekët, ndërsa unë i thash që të mos e bëjë atë dhe sepse nuk do të ndihesha mirë. Mirëpo, ai u çua dhe i hoqi, ndërsa unë u nisa kah dera duke i thënë se nuk ndihesha mirë”, ka thënë aktorja me origjinë keni-meksikane.

34-vjeçarja e ka mbajtur të fshehur këtë ngjarje, ndërsa kur dhjetëra aktore e akuzuan Weinsteinin për keqtrajtim seksual, edhe ajo vendosi të fliste në mënyrë që të mos e mbante në vete.

Lupita kishte frikë se i është shkatërruar karriera pasi e refuzoi Weinsteinin (Instagram)

Aktore të famshme, si Angelina Jolie e Gwyneth Paltrow, janë në mesin e atyre që e kanë akuzuar producentin, mirëpo ai ka mohuar të ketë bërë seks pa pranimin e palës tjetër.

Kujtojmë se Lupita e fitoi çmimin Oscar për rol dytësor në filmin “12 Years A Slave”. /Telegrafi/

Edhe Rita Ora flet rreth abuzimeve seksuale të Harvey Weinsteinit
Lexo po ashtu Edhe Rita Ora flet rreth abuzimeve seksuale të Harvey Weinsteinit

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Dhurata Dora 'zjarr' në klipin e ri

Dhurata Dora 'zjarr' në klipin e ri "Sheqer"

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori