LAJMI I FUNDIT:

Çështja e targave, Peci: Jam i bindur që do të tejkalohet brenda këtij vikendi

Çështja e targave, Peci: Jam i bindur që do të tejkalohet brenda këtij vikendi

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka thënë se çështja e targave do të tejkalohet brenda këtij vikendi.

Peci i cili mori pjesë në një tryezë diskutimi me temën “Momentumi i ri në raportet Kosovë-Serbi”, e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka folur edhe për planin franko-gjerman për të cilën tha se shoqëria civile duhet të hap një debat për të këtë propozim.


“Shoqëria civile duhet të qëndroj në vlerat civilizues dhe ato demokratike. Jam i bindur që krizat për targat do të tejkalohet brenda këtij vikendi. Mendoj që shqoëria civile duhet të hap një debat të mirëfilltë për këtë propozim franko-gjerman. Kemi nevojë që t’i vizitojmë dhe komunat tjera në Kosovë. Mendoj që opinioni publik duhet të informohet. I besoj qytetarëve për këto çështje”, ka thënë ai.

Ndërsa, shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në Kuvendin e Kosovës, Mimoza Kusari-Lila tha se është konfirmuar që plani franko-gjerman ka ardhur, por siç u shpreh ajo nuk është i hapur për publikun.

Kusari-Lila gjithashtu tha se propozimi franko-gjerma është i ndarë në dy faza. E që sipas saj, faza e parë e këtij plani, mbështetje të së cilës pati edhe nga SHBA-ja, përmban çështje të cilat kanë mbetur të hapura, por që nuk përfshin njohjen reciproke.

“Është e konfirmuar që plani franko-gjerman ka ardhur, e cila nuk është për publikun dhe nuk është për tu shpërndarë. Pasi njëra palë ose tjera mos të nxjerrin jashtë kontekstit për atë se çka është ofruar”, tha ajo.

Sipas saj, kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi do ta prezantojnë këtë plan.

“Do të jetë Bislimi dhe Kurti për ta prezantuar këtë planë. Dhe Kurti ka propozuar që këtë planë ta bëjnë në një ambient të mbyllur me deputetët e Kuvendit”, ka thënë ajo.

Po ashtu Kusari-Lila theksoi se gjendja e komunitetit serbë në katër komunat në veri të vendit është e rëndë.

Të gjithë, siç tha ajo duhet ta ndryshojnë këtë gjendje të krijuar atje.

“Gjendja e komunitetit serbë në katër komunat në veri të vendit është e rëndë.  Dhe duhet që të gjithë ta ndryshojmë këtë gjendje atje. Duhet siguruar që askush mos ta dëmtoj pronën e tyre”, tha Kusari-Lila. /Telegrafi/