LAJMI I FUNDIT:

Lukaku: Do ta mësoni të ardhmen time në javën e ardhshme

Lukaku: Do ta mësoni të ardhmen time në javën e ardhshme
Romelu Lukaku (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Shënjestra e Interit, Romelu Lukaku, u ka thënë mediave se në javën e ardhshme do ta mësojnë të ardhmen e tij, derisa Ole Gunnar Solskjaer ka thënë se Manchester Unitedi nuk ka pranuar asnjë ofertë për lojtarin.

Sulmuesi belg ishte lënë jashtë skuadër për miqësoren ndaj Perth Glory, madje nuk ishte as në bankën rezervë, gjë që ka ngritur dyshime të mëdha.


Ai ka folur me mediat në stadiumin Optus, derisa ishte pyetur nga gazetarët rreth situatës së tij te Djajtë e Kuq.

Romelu Lukaku (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver))

“Do të mësoni në javën e ardhshme diçka të re”, u përgjigj shkurtazi Romelu Lukaku.

Në konferencë për media, trajneri Ole Gunnar Solsjaker bëri të ditur se Manchester Unitedi nuk ka pranuar ende asnjë ofertë për belgun.

“Ka pasur shumë spekulime, por po, ne jemi të gatshëm për të mërkurën. Ai (Lukaku) ishte duke u stërvitur dje me skuadrën, por nuk doja të rrezikoja sot me të”, ka thënë Solsjaker pas ndeshjes me Perth Glory.

Unitedi i kërkon Interit më shumë se 85 milionë euro për Lukakun
Lexo po ashtu Unitedi i kërkon Interit më shumë se 85 milionë euro për Lukakun

“Do të shohim kur të startojë sezoni. Ne nuk kemi pranuar asnjë ofertë. Bisedat me lojtarët janë sekrete”, ka shtuar më tej trajneri i Unitedit.

Interi thuhet se po ofron 70 milionë euro për shërbimet e Lukakut, të përfshira bonuset për dy apo tri vitet e ardhshme, ndërsa Manchester Unitedi po kërkon mbi 80 milionë euro për ta shitur belgun. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

La Liga
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Premier League
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare

"90 për qind e gjyqtarëve anojnë nga Real Madridi", rikthehet deklarata e ish-gjyqtarit të La Ligës pas El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori