Konfirmimi vjen nga Federata Kroate e Futbollit, që përmes një deklarate ka zbuluar se mesfushori 29-vjeçar do të mungojë deri në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.

“Në minutën e 28-të të ndeshjes në San Siro, Modric kërkoi zëvendësim për shkak të dhimbjes në muskul dhe skanimet në Madrid treguan se lëndimi ishte serioz”.


“Për shkak të shkëputjes po thuajse të plotë të muskujve në këmbën e majtë, Modric do të qëndrojë jashtë fushe për rreth tre muaj”.

“Nuk do të ketë nevojë për operacion, Modric do të trajtohet me metoda konservative”, thuhet në deklaratë. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app