LAJMI I FUNDIT:

Luka Doncic vendosi tre rekorde të reja me 73 pikët e shënuara kundër Atlantas

Luka Doncic vendosi tre rekorde të reja me 73 pikët e shënuara kundër Atlantas

Për vetëm katër ditë Joel Embiid dhe 70 pikët e tij ndaj San Antonios ishin tema kryesore në ligën e NBA dhe nga sot (e shtunë) do të flitet vetëm për atë që bëri Luka Doncic në duelin kundër Atlanta Hawsk.

Slloveni mjeshtëror udhëhoqi Dallas Mawericks në fitoren 148:143 si mysafir ndaj Atlantas me plotë 73 pikë të shënuara.


Doncic pati 25 gjuajtje të sakta nga 33 tentime nga fusha, por nuk ishte vetëm i disponuar për shënimin e pikëve, sepse bëri edhe 10 kërcime dhe 7 asistime.

Ai jo vetëm që vendosi një rekord këtë sezon në NBA, por vendosi edhe një rekord personal dhe të Dallasit për numrin e pikëve të shënuara në një ndeshje të vetme.

Historikisht, kjo është ndeshja e katërt më efektive dhe vetëm Wilt Chamberlain dhe Kobe Bryant shënuan më shumë se Doncic në histori të NBA.

Legjenda Chamberlain mban vendin e parë dhe të tretë pasi shënoi 100 dhe 78 pikë, ndërsa i ndjeri Bryant shënoi 81 pikë.

Skena pas ndeshjes, kur të gjithë lojtarët e Atlantas e uruan ngrohtësisht me përqafime për këtë arritje vërtet të jashtëzakonshme, tregon se sa në mënyrë mbresëlënëse luajti Doncic. /Telegrafi/