LAJMI I FUNDIT:

Luiz: Emery është trajner i madh, por do t’i mundim në finale

Luiz: Emery është trajner i madh, por do t’i mundim në finale
David Luiz (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Mbrojtësi i Chelseat , David Luiz, nuk ka asgjë tjetër veçse fjalë të mira për të thënë për trajnerin e Arsenalit, Unai Emery, përpara finales së Ligës së Evropës.

Ishte Emery, i cili lejoi largimin e Luizit nga Paris Saint-Germain, kur braziliani bëri kthimin e tij në Chelsea tre vjet më parë.


Megjithatë, Luizit nuk i ka mbetur hatri pasi ka folur fjalë të mëdha për trajnerin e Arsenalit, por tutje ka thënë se do t’i mposhtin në finale.

Katër fluturime dhe udhëtim 24 orësh me tren, eksperienca e çmendur e babait me të birin drejt Baku për ndeshjen e Chelseat në Ligën e Evropës
Lexo po ashtu Katër fluturime dhe udhëtim 24 orësh me tren, eksperienca e çmendur e babait me të birin drejt Baku për ndeshjen e Chelseat në Ligën e Evropës

“Ata kanë bërë mirë sepse nuk është e lehtë për të ndryshuar menaxherin pas shumë vitesh që Arsene Wenger ishte atje”, ka thënë fillimisht Luiz për chelseafc.com.

Luiz dhe Emery gjatë kohës së tyre te PSG

“Unai erdhi duke u përpjekur për të ndërtuar një filozofi të re dhe duke u përpjekur për të marrë besimin nga lojtarët, klubi dhe tifozët, dhe unë mendoj se po bën gjëra të mahnitshme”.

“Kam pasur mundësi të punoj për disa muaj me Unain, ai është një djalë i madh, një trajner i madh dhe një person i mirë dhe veçanërisht në këtë garë ai e di se si të fitojë”.

Chelsea dhe Arsenal kanë shitur së bashku vetëm 6,000 bileta – klubet do t’ia kthejnë pjesën tjetër UEFA-s
Lexo po ashtu Chelsea dhe Arsenal kanë shitur së bashku vetëm 6,000 bileta – klubet do t’ia kthejnë pjesën tjetër UEFA-s

“Kjo është arsyeja pse Arsenali është në finale. Për këtë arsye Unai është aty, kështu që ne duhet të luajmë fortë për të mundur Unain dhe Arsenalin në finale”, përfundoi braziliani.

Finalja e madhe e Ligës së Evropës mes dy klubeve londineze do të zhvillohet më 29 maj në Baku të Azerbajxhanit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Serie A
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori